Vetëm 12.4% e atyre që iu hiqet Leje Drejtimi, e rifitojnë atë!

You are here

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Vetëm 75 persona nga 604 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Gusht 2023! Kush nuk e kalon testimin rikthehet pambarimisht, çdo herë, në Autoshkollë!

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 26 regjistrime, u paraqitën vetëm 19 kandidatë ku vetëm 4 prej tyre rezultuan fitues!

604 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.4% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT!

Koka bën, koka pëson!

Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!

MËSO Programin e Normave të Sjelljes dhe USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web:

https://lejedrejtimi.dpshtrr.al

Shkarko aplikacionin në mobile:

VLERËSO përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor!

TË UDHËTOJMË TË SIGURT! Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga