Ftesë për Negociatë - “Për promovimin e Sigurisë Rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”

You are here

FTESË PËR NEGOCIATË

"PËR PROMOVIMIN E SIGURISË RRUGORE PËR TË RRITUR NDËRGJEGJËSIMIN E PUBLIKUT TË GJERË"

 

 

Bazuar në Vendimin Nr. 1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen,zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët Radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju dërgon këtë ftesë për pjesëmarrje për realizimin e shërbimit të prodhimit video spoteve ndërgjegjësuese dhe transmetimit të këtyre spoteve në mediat vizive me temë “Promovimi i sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”.
 

Kërkojmë të na vini në dispozicion ofertën tuaj për shërbimin e kërkuar, sipas përcaktimeve më poshtë:

Qëllimi i kësaj fushate është: Promovimi i sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut duke i informuar për standartet rrugore, zhvillimet që janë bërë në vend për përmirësimin e këtyre standarteve duke i ardhur në ndihmë të gjithë drejtuesve të mjeteve me thirrjen për të qenë më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në drejtimin e mjetit duke udhëtuar të sigurt dhe duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Përshkrimi:

 “Prodhimi dhe transmetimi i videove ndërgjegjësues (SPOTE) në kuadër të promovimit dhe informimit të publikut per standartet dhe sigurinë rrugore”.

Videot promovuese duhet të përmbajë në fokus të përgjithshëm zhvillimin e strandarteve rrugore në të gjithë Shqipërinë për ti shërbyer publikut të gjerë.

Spotet duhet të realizohen në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jetë i përshtatshëm për formatin e transmetimit Full HD.

Shërbimet që kërkohen të realizohen:

  1. Prodhimi në total i 4 (katër) videove promovuese të cilat duhet të jenë në formate si për transmetim televiziv. Videot duhet të përmbajnë pamje nga akset kryesore rrugore, investimet më të mëdha që janë bërë në vend për të rritur standartet e zhvillimit rrugor dhe sigurinë rrugore, etj.

Spotet duhet të kenë këto karakteristika:

  • Të kenë disa skena dhe të përfshijne personazhe njerëzore;
  • Jo të animuar, por mund të përmbajnë animacione të formës grafike;
  • Audio/narracion shoqërues me regjistrim profesional;
  • Cilësia full HD;
  • Kohëzgjatja: jo më e shkurtër se 30 sekonda secili.

Operatori duhet të marrë përsipër për secilin spot:

  • Përpara përgatitjes së spoteve operatori ekonomik duhet të prezantojë një ide nëpërmjet një “storyboard” ku te shpjegoj ideimin dhe krijimin e spoteve;
  • Prodhimin e spotit në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve;
  • Regjistrimin, pastrimin, dhe montimin e zërit narrativ;
  • Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio;
  • Muzika duhet të jetë origjinale ose e shoqëruar me të drejtat e përdorimit;
  • Renderizimin e spotit në format 16X9 (HD) i gatshëm për transmetim;
  • Dorëzimin e spotit në 3 DVD, në format origjinal të pakonvertuar.
     
  1. Transmetim i videove ndërgjegjësuese (SPOTE) në televizion duke synuar informimin e publikut të gjerë.

Transmetimi duhet të ketë këto karakteristika:

  • Transmetimi i spoteve televizive secili në 3 kanale kryesore në vend, të mbështetura nga 3 ose më shumë kanale informative (ndër më të ndjekurat);
  • Frekuenca: Jo më pak se dy spote në ditë për çdo kanal, ku një nga spotet të jetë ndërmjet fashës orare 15:30 – 23:00;
  • Periudha e transmetimit: 2 (dy) muaj;
  • Totali i transmetimeve: Jo më pak se 900 spote për të gjithë periudhën e transmetimit.

Operatori duhet të marrë përsipër:

  • Përpara transmetimit operatori duhet të prezantojë një media plan ku të jenë përcaktuar televizionet e përzgjedhura, programacioni sipas fashave orare, listën e spoteve në transmetim, sekondazhin total të transmetimit, numrin total të spoteve, dhe numrin e spoteve që do të transmetohen në fashën orare 15:30 – 23:00;
  • Monitorimin e transmetimit nga një palë e tretë e pavaruar duke garantuar transmetimin sipas media planit.

Operatori ekonomik duhet të realizojë shërbimet e përcaktuara më lart në funksion të objektit “Prodhimin dhe transmetimin i videove ndërgjegjësues (SPOTE) në kuadër të promovimit dhe informimit të publikut për standartet dhe sigurinë rrugore”.

Operatori duhet të dorëzojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, materialet e përgatitura në 2 (dy) kopje hard copy dhe në 3 (tre) kopje DVD.

Fondi limit në dispozicion për realizimin e shërbimeve të mësipërme, do të jetë:

  • 27 996 000 (njëzetë e shtatë milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë pa TVSH,
  • 33,595,200 (tridhjetë e tre milion e pesëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e dyqind) lekë me TVSH.

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në zyrën e Protokollit, nga Agjencitë e specializuara, është data 15.03.2024 ora 10:00.

Paraqitja e ofertës pas këtij orari nuk do të pranohet.

 

Agjencia e specializuar që do të paraqesë konfimimin për vazhdimësinë e negociatave, duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

 

KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Ofertuesi deklaron se:

  • është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçёm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
  • nuk është në proces falimentimi (status aktiv);
  • nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;
  • personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, ose që ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;
  • nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
  • nuk ka pagesa të pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;
  • ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë  nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  • nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
  • ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin përkatës mjedisor, social dhe të punës;
  • ka paraqitur një Ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
  • kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentet e gjuhës së huaj duhet të shoqërohen nga një përkthim i noterizuar në shqip.

Këto kritere duhet të përmbushen me paraqitjen e një Vetëdeklarate me shkrim të subjektit në ditën e hapjes së Ofertës.

Në rast bashkimi të operatorëve ekonomikë, secili anëtar i grupit duhet të paraqesë Vetëdeklarimin e lartpërmendur.

Kriteret e Përgjithshme të pranimit nuk duhet të ndryshohen nga Autoritetet/Entet Kontraktore. Në çdo rasr, autoriteti/enti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimret e nevojshme për vërtetësinë e informacionit të dekl;aruar nga subjekti, për sa më sipër.

  • Nëse oferta paraqitet nga një bashkim Operatorësh Ekonomikë, do të paraqitet:

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Operatorëve Ekonomikë, ku caktohet përfaqësuesi, përqindja e pjesëmarrjes në bashkim, dhe elementët që merr përsipër të realizojë secili prej anëtarëve të bashkimit. 

 

KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT

  1. Kandidati/ofertuesi duhet të dorëzojë:
  • Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike/terma reference;
  • Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit, sipas Shtojcës 3;
  • Formulari i Ofertës, sipas Shtojcës 1+Shtojca 2;
  • Vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
  1. Kapaciteti ekonomik dhe financiar:
    Për të vërtetuar një aktivitet ekonomik pozitiv të qëndrueshëm, operatori ekonomik duhet të paraqesë:
    Kopje të deklaratave të xhiros vjetore të realizuar nga operatori ekonomik gjatë tre viteve të fundit financiare (2020-2021-2022). Vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 30% e fondit limit të procedurës;
     
  2. Kapaciteti teknik:

Përsa i përket kapacitetit teknik,Operatori/et Ekonomik duhet të përmbushë/in kërkesat e mëposhtme minimale të cilat vendosen nga Autoriteti Kontraktor si më poshtë:

  1. Për të provuar përvojën e mëparshme, operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për realizimin me sukses të një ose disa kontratave per sherbimet e mëparshme të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit në vlerë totale jo më të vogël se 30 % të vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet, që është realizuar gjatë tri viteve të fundit nga data e shpalljes së ftesës për negocim.
  • Për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin publik, operatori ekonomik duhet të paraqesë kontratë/ vërtetime të lëshuara nga një ent publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës, ose/dhe faturave tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.
  • Për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin privat, operatori ekonomik duhet të paraqesë fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.
  • Deklaratë për përmbushjen e kritereve teknike nga subjekti, për prodhimin dhe transmetimin e spoteve promovues, në mediat televizive të licensuara për transmetim brenda territorit të Shqipërise.
  1. Operatori ekonomik duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:
  • Të ketë të punesuar një personel prej jo më pak se 6 (gjashtë) personash për periudhën Korrik - Dhjetor 2023.
  • Të ketë të punësuar minimumi 2 (dy) dizenjues grafikë, të diplomuar ose te çertifkuar për dizajn/art grafik ose film, post produksion, montazh dhe të kenë qënë pjesë e stafit në periudhën Korrik - Dhjetor 2023.
  • Operatori ekonomik duhet te ketë të punësuar të paktën 1 (një) agjent publiciteti të specializuar, me diplomë për administrim biznesi, ekonomik, marketing ose shkenca komunikimi dhe pjesë e stafit në periudhen Korrik - Dhjetor 2023.

Operatori ekonomik duhet të paraqesë të gjitha diplomat ose çertifikatat relevante të personelit të përfshirë në projekt.

Për të vërtetuar punësimin e personelit të sipërpermendur, operatori ekonomik duhet të paraqesë listepagesat e certifikuara, për periudhen Korrik - Dhjetor 2023.

Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rremë e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Ndërsa, Agjencia e specializuar si e klasifikuar më e mira përpara se të përzgjidhet si oferta e suksesshme në bazë të kushteve të përcaktuara, duhet  të dorëzojë dokumentacionin provues të parashikuar në Kriteret e përgjithshme të Pranimit/Kualifikimit.

Operatorët ekonomikë duhet të dorëzojnë kërkesën origjinale dhe dokumentacionin përkatës, të futur në një zarf jo transparent, të vulosur dhe të firmosur me emrin dhe adresën e operatorit dhe të shënuar në ftesën për ofertë, brenda afatit te caktuar.
 

Konfirmimet për vazhdimësinë e negociatave:

Çdo Agjenci e specializuar ftohet të dorëzojë ofertë. Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha në një ditë të vetme, të mbyllura në zarf jotransparent, të firmosur, vulosur, me emrin dhe adresën e subjektit negociues, me shënimin “Mos e hapni, me përjashtim të rastit kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 15.03.2024, ora 10:00”.

Ato duhet të dorëzohen nga përfaqësuesit e operatorit ekonomik, pranë zyrës së protokollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, brenda orës në datën e përcaktuar. Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe nuk do të merren për shqyrtim.

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në monedhën Lek pa TVSH dhe TVSH do të jetë e përcaktuar në një zë të vecantë në ofertë.

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Emri: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor , Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallati Bjorn, Tiranë AL 1010

Adresa e Internetit: www.dpshtrr.gov.al. e-mail:dpshtrr@dpshtrr.gov.al.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr. 1195, datë 05.08.2008.

Kontrata do t’i akordohet atij organi që ka dorëzuar ofertën e vlerësuar si më e mira, bazuar në kriteret e përcaktuara në këtë dokumentacion.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave me përfaqësuesit e tyre ligjorë ose me personat e autorizuar me autorizimin përkatës, shoqëruar me dokument identifikimi.

Mbetemi në pritje të ofertave tuaja,

Faleminderit.


NJOFTIM

Mbi shtyrjen e afatit të paraqitjes së ofertave për realizimin e shërbimit të prodhimit video spoteve ndërgjegjësuese dhe transmetimit të këtyre spoteve në mediat vizive me temë “Promovimi i sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”.

 

Organeve të Masmedias/Agjensive të Specializuara

 

Për dijeni: Të gjithë Agjensive të specializuara të cilave i është dërguar ftesë për pjesëmarrje si dhe janë të interesuara për paraqitje oferte për realizimin e shërbimit të prodhimit video spoteve ndërgjegjësuese dhe transmetimit të këtyre spoteve në mediat vizive me temë “Promovimi i sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”.

 

Në bazë të Njoftimit zyrtar “Për Caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2024, ditë pushimi”, të dispozitave të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen,zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët Radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”, referuar publikimit në faqen zyrtare të DPSHTRR-së, të “Ftesë për Negociatë”,“Për promovimin e sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton se afati kohor për dorëzimin e ofertave për realizimin e shërbimit të prodhimit video spoteve ndërgjegjësuese dhe transmetimit të këtyre spoteve në mediat vizive me temë “Promovimi i sigurisë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë”, i përcaktuar për datën 15.03.2024, ora 10:00 shtyhet për datën 18.03.2024, ora 10:00

 

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në zyrën e Protokollit, nga Agjencitë e specializuara, është data 18.03.2024 ora 10:00.

 

Paraqitja e ofertës pas këtij orari nuk do të pranohet.

Mbetemi në pritje të ofertave tuaja!

Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga