Kërkesë për shprehje interesi

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë (DRSHTRR Tiranë) ka filluar procedurat për dhënien me qira të ambienteve për shërbim katering (mensë).

Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për ambientet e DRSHTRR Tiranë (Autostrada Tiranë - Durrës, km 7) dhe DRSHTRR Tiranë në Fushë- Prezë;

  • Ambientet e DRSHTRR Tiranë (Autostrada Tiranë - Durrës, km 7) me sipërfaqe 33.08 (tridhjetë e tre pikë zero tetë) m2
  • Ambientet DRSHTRR Tiranë në Fushë Prezë me sipërfaqe 58 (pesëdhjetë e tetë) m2

Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjeçar. Ambienti është i përshtatshëm për tu pajisur me tavolinë ngrënie dhe karrige brenda DRSHTRR Tiranë në autostradën Tiranë - Durrës, km 7 dhe DRSHTRR Tiranë në Fushë Prezë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  • Ofrimin e shërbimit Katering për punonjësit e Drejtorisë.
  • Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjieno - sanitare gjatë ofrimit të shërbimit dhe konsumimit të tij.
  • Mirëmbajtjen e ambientit dhe mobiljeve.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet përgatitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për pjesëmarrje në konkurim.
  • Certifikatën e regjistrimit dhe Ekstrakt historik nga QKB me status aktiv. Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklarojë se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001 "Për organizatat jo Fitimprurëse".
  • Formulari i çmimit të ofertës financiare duke përcaktuar vlerën qirasë të përllogaritur pa TVSH dhe me TVSH, për muaj/vjetore për m2 me afat një vjeçar.
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim nga Prokuroria që individi (ortak/aksioner) dhe subjekti nuk është në ndjekje penale lidhur me aktivitetin që ushtron.
  • Vërtetim nga Gjykata që individi (ortak/aksioner) dhe subjekti nuk është në ndjekje penale/proces civil lidhur me aktivitetin që ushtron.
  • Leje mjedisi e tipit C, kodi III. 1.A( 1) lëshuar nga QKL.
  • Licencë, Kodi Il.a.A(1) lëshuar nga QKL.
  • Akt miratimi higjieno -sanitar lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
  • Operatori ekonomik duhet të paraqesë një certifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqërisë, ISO 22000:2018. Certifikata të jetë e lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohura nga Republika e Shqipërisë.
  • Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizimin dhe Kopje të vlefshme të Kontratës së lidhur me Shoqërinë e Certifikuar për zgjedhjen e softwere-ve në përdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë fatura nëpërmjet zgjidhjes softwerike.
  • Niveli/Plan investimi.
  • Niveli/Plan i punësimit.
  • Deklaratë përmbushje kriteresh.
  • Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.


Kërkesa për shprehje interesi si dhe dokumentacioni duhet të jetë i vulosur, origjinal ose kopje e noterizuar dhe të dorëzohet në zarf të mbyllur fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë - Durrës km 7.

Ofertat tuaja duhet të paraqiten shkresërisht brenda afatit 15 ditor, brenda datës 11.06.2024 pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresat e sipërcituara.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga