NJOFTIM

You are here

NJOFTIM

 

Njoftohen të gjithë subjektet e interesuara se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka filluar procedurat e konkursit të hapur për pranimin e dokumentave, për subjektet të cilët kërkojnë të konkurojnë për të fituar të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës.

Linjat e transportit ndërqytetës të udhëtarëve për të cilat do të kryhet procesi i licencimit nëpërmjet konkursit të hapur janë të publikuara në Vendimin nr. 3, datë 21.05.2024, të Komisionit Vlerësues.

Aplikimet kryhen online në Platformën eAlbania, në shërbimin “Licencimi në linjat e transportit ndërqytetës”, rubrika “Aplikim me shpallje”. Për kryerjen e aplikimit në platformën eAlbania, subjektet duhet të jenë pjesë e platformës elektronike eTransport. Për këtë qëllim subjektet që nuk janë pjesë e sistemit elektronik eTransport duhet të aplikojnë fillimisht në Platformën eAlbania në shërbimin “Kërkesë për akses në eTransport” për krijimin e mundësisë së aplikimit.

Periudha e pranimit të aplikimeve do të jetë nga data 27.05.2024 deri në datën 05.06.2024.

Dokumentacioni duhet të paraqitet i plotë.

Të gjitha aplikimet e kryera pas datës së përcaktuar në këtë njoftim, nuk do të merren në shqyrtim.

Për informacion dhe asistencë mund të kontaktohet në adresën: drejtoriacertifikimit@dpshtrr.gov.al.

Shënim: Përpara se të plotësoni dokumentacionin, sugjerohet të lexoni me kujdes Udhëzimin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr. 5627, datë 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar, si dhe vendimin e Komisionit Vlerësues nr. 02, datë 21.05.2024.

Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga