Blendi Gonxhja

You are here

Projekti i rikualifikimit të plotë të QKT në DRSHTRR Vlorë - Nisin punimet së shpejti

Rikthimi i shërbimit të kontrollit teknik tek DPSHTRR do të shënojë kthesë edhe në këtë sektor me rëndësi për Automotorizimin Shqiptar.

Ka përfunduar projekti i rikualifikimit të plotë të QKT (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë. Ky investim i miratuar në buxhetin e këtij viti, do të nisë procedurat, për të realizuar një transformim rrënjësor, estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor, cilësor e të denjë për vendin.

Ndihmë monetare nga stafi i DRSHTRR Shkodër - Ndërtohet një tjetër banesë

Një tjetër akt solidariteti dhe mbështetje vjen nga DPSHTRR! Familja Kraja, në Bashkinë Shkodër, do të bëhet me shtëpi të re!

Apelit për ndihmë, të shfaqur në televizionin lokal 'Star Plus', në qytetin e Shkodrës, i është përgjigjur stafi DRSHTRR Shkodër, me drejtues  Elson Çeliku, së bashku me DPSHTRR, për të dhuruar ndihmë monetare për ndërtimin e banesës së familjes.

Kryefamiljarja, znj.Xhemile, së bashku me të birin e saj, Brigenin, janë shprehur mirënjohës për këtë akt human, për familjen e tyre.

Të gjithë së bashku mund tia dalim!

Gati financimi dhe projekti për rikualifikimin e DRSHTRR Dibër

Lajme të mira për shërbimet e Automotorizimit Shqiptar për Qarkun Dibër! Ka përfunduar projekti dhe është gati financimi për shtesën dhe rikualifikimin e plotë të DRSHTRR Dibër, ku shumë shpejt do të nisin punimet për modernizimin, kushtet cilësore e komode për qytetarët e punonjësit tanë. 

Investime në DRSHTRR Tiranë- Faza e 3-të e punimeve

Procedura për punimet e fazës së 3-të, të DRSHTRR Tiranë, është në përmbyllje. Kompletojmë ndriçimin e hapësirës 7800 m2 e mobilimin urban të 500 m2 trotuar; sistemime, ulëse dhe gjelbërim për rritjen e komoditetit ndaj qytetarëve, në kushtet e orareve dhe masave të detyrueshme nga pandemia.

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-tirane

Si duhet të veproj në rast dëmtimi të targave të mjetit? - Pyetje dhe informacion

 Një nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve: Si të veproj kur më dëmtohen targat e mjetit? Ndiqni informacionet orientuese për të riprodhuar targat e dëmtuara ose për t'u pajisur me targa të reja sipas rastit.
 Për më shumë informacion, vizitoni:

Monitorime për zbatimin e rregullave antiCovid-19 -Task Forca e Transportit Rrugor

Të gjithë terminalet kryesorë nga Veriu në Jug  janë nën vëzhgim nga Task Forca e Transportit Rrugor për masat antiCovid-19 në linjat ndërqytetase.

Po zhvillohet organizim i përditshëm, nga Task Forca, për të ndihmuar operatorët e transportit, në të gjitha oraret e lëvizjes së mjeteve, duke filluar që herët në mëngjes, duke vijuar më pas deri në orët e vona të mbrëmjes.

Monitorimet po realizohen  për zbatimin e rregullave antiCovid-19 dhe zbatimin e  protokollit të sigurisë nga çdo subjekt transporti udhëtarësh.

Fondet e dhuruara nga ekipi i DPSHTRR- Ndërtohet banesa e dytë

Po vijojnë punimet për ndërtimin nga themelet, e banesës së re, të Z. Visjon Haxhiajt dhe familjes së tij, pranë Bashkisë Tiranë.

Financimi i saj është mundësuar për të dytën herë, nga fondet vullnetare të mbledhura, nga mobilizimi dhe dëshira e secilit prej  punonjësve, të drejtorive rajonale dhe asaj qendrore të DPSHTRR, për të mbështetur një tjetër familje të mbetur pa banesë nga tërmeti i 28 nëntorit të vitit 2019.    

Investime në Nënzyrat e Shërbimit Lushnje- Transformim rrënjësor

Me një investim modest, pas rikualifikimit total, brenda e jashtë, janë transformuar tërësisht ambientet e DRSHTRR, në Nënzyrat e Shërbimit Lushnje!

Ambiente me rregull, të pastra, me transparencë e cilësi në shërbime e mirëadministrim, janë synimi dhe prezantimi i punës tonë!

Viti 2021, na gjen në kushte dinjitoze shërbimi, për qytetarët dhe pune, për personelin tonë! 

Masat anti-Covid - Protokolli higjieno-sanitar pranë sporteleve tona

Zbatojmë rigorozisht protokollin higjieno-sanitar për masat anti-Covid, duke siguruar një shërbim sa më cilësor, të shpejtë dhe të sigurtë!

Falenderojmë qytetarët për respektimin e masave mbrojtëse për të mirën e përbashkët! 

JU RIKUJTOJMË SE:
Pranohen VETËM qytetarët e pajisur me maska!
Rezervoni online takimin në sportel (DRSHTRR Tiranë-Kashar dhe DRSHTRR Durrës): 

Investime në DRSHTRR Sarandë

 

Vijon puna edhe për rikualifikimin e DRSHTRR Sarandë!

Po merr dritë e formë edhe kjo drejtori rajonale, për t’u kthyer në një ambient shërbimi optimal!

Punime për rrjete, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim i ri, ambiente sanitare, minipoligon testimi, parkime, ndriçim e gjelbërim!

Me marrjen edhe të shërbimit të kolaudimit, punimet do shtrihen edhe tek objekti i kontrollit teknik, përfshirë dhe tërë oborrin!

Investimi me fondet e DPSHTRR nga të ardhurat takuese prej vetëfinancimit!

Investime në Nënzyrën e Shërbimit Lushnje

Pranë Nënzyrës të DRSHTRR, në qytetin e Lushnjës, përveç transformimit total të objektit dhe oborrit funksional, po sistemohet edhe territori në pjesën përgjatë rrugës, me synimin e krijimit të një hapësirë të gjelbër e me ulëse për qytetarët!

Për mjedisin e jashtëm duhet të kujdesemi të gjithë!

Për më shumë, kliko këtu: 

https://www.dpshtrr.al/nenzyre-sherbimi-lushnje

 

 

Investime në DRSHTRR Vlorë

Vijon puna për rikualifikimin e hapësirave funksionale të DRSHTRR Vlorë, sistemim trotuare e zona pedonale, shkallë e rampa, gjelbërim, zgara, kuneta e kullime shiu, instalime ndriçim i jashtëm e sinjalistikë për të vijuar me minipoligonin e testimit praktik, asfaltime, parkime, stola, kosha, rrethim, portë oborri, vizime, brandim e rregullime të tjera! 

Për më shumë, kliko këtu: 

https://www.dpshtrr.al/nenzyre-sherbimi-lushnje

Investime në DRSHTRR Gjirokastër

Po vijojnë punimet  pranë DRSHTRR Gjirokastër, me  ndërhyrjen rikualifikuese për një shërbim sa më dinjitoz dhe kushte më të mira për  qytetarët, të cilët kryejnë mbi 45 mijë shërbime në vit, pranë kësaj drejtorie!

Financimi nga vetë DPSHTRR, falë mirëadministrimit 2019-2020!

Për më shumë, shiko në: 

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-gjirokaster

 #DPSHTRR

#MIE

#AutomotorizimiShqiptar

#VëmendjaTeQytetarët

Kontributi i DPSHTRR në Buxhetin Vendor dhe Qëndror për vitin 2020

Falë administrimit, informatizimit e organizimit  të mirë, të punës,  gjatë vitit 2020, të një viti të vështirë post tërmet e në kushtet e pandemisë nga Covid-19, me masat e kufizimet, konfirmohen rezultate rekord  të ekipit të DPSHTRR në volum arkëtimi  në kontributin, si agjent tatimor për Buxhetin Qendror e Vendor;  në të ardhurat për vetë entin; si dhe në kontributin fiskal të entit, në buxhetin e shtetit, si tatimpagues!

Shitblerja e një mjeti të regjistruar në Shqipëri- Si të veproni në këtë rast?

Si duhet të veproni për shitblerjen e një mjeti të regjistruar në Shqipëri?

A realizohet kontrata e shitjes së mjetit edhe në DPSHTRR?

Sa kushton shërbimi dhe çfarë dokumentesh duhet të merrni me vete?

Ndiqni informacionet orientuese për të ndjekur hap pas hapi procedurën e shitblerjes së mjeti,  pranë sporteleve të drejtorive tona rajonale!

Investimet në DRSHTRR Shkodër - Shërbime cilësore

Me rreth 133 mijë praktika në vit, DRSHTRR Shkodër ofron shërbim për 80 mijë drejtues mjetesh dhe 50 mijë mjete të regjistruara.

Sot, qytetarët e Shkodrës marrin shërbime cilësore në kushte të përmirësuara pune, falë investimeve në ambiente, kapanonit për kontrollin fizik e zyrave të shërbimit, si edhe rrjeteve e sistemeve të reja. 

Prioriteti ynë, lehtësia e shërbimeve për qytetarët!

 

Investime në DRSHTRR Berat

Vijojnë me ritme të larta punimet për investimin e ri, në DRSHTRR Berat, që do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh!

DRSHTRR Berat ofron rreth 85,000 shërbime në vit!

Kompleksi i ri përfshin:

Porosit Online- Targat me përzgjedhje

Fokusi i DPSHTRR, cdo ditë e më shumë, po përqëndrohet në  lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve!  

Investime në DRSHTRR Vlorë

Ecim me rikualifikimin e DRSHTRR Vlorë!

Shërbimi kërkon kushte, siguri, disiplinim sheshi sepse flukset do sjellin edhe më shumë turne pasditeve, edhe kur erret, ndaj po sistemojmë anekënd trotuare e zona pedonale, gjelbërim, e po kryejmë instalime e ndriçim cilësor.

Për të vijuar me minipoligonin e testimit praktik, asfaltime, parkime, brandim e rregullime të tjera!   

Për më shumë shiko këtu: 

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-vlore

Investime në DRSHTRR Sarandë

Ka nisur puna edhe për rikualifikimin e DRSHTRR Sarandë!

Do marrë dritë e formë edhe kjo drejtori rajonale, për t’u kthyer në një ambient shërbimi optimal!

Punime për rrjete, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim i ri, ambiente sanitare, minipoligon testimi, parkime, ndriçim e gjelbërim!

Me marrjen edhe të shërbimit të kolaudimit, punimet do shtrihen edhe tek objekti i kontrollit teknik, përfshirë dhe tërë oborrin!

Investimi me fondet e DPSHTRR nga të ardhurat takuese prej vetëfinancimit

Investime në Drshtrr Laç

   

Vijojmë punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Laç (Kurbin)!

Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi!

Investimi tërësisht me fondet e DPSHTRR për një drejtori rajonale ku në total pritet të realizohen mbi rreth 100 mijë shërbime në vit, duke e renditur të dytën për veriun!

Me punë dhe vullnet ndërtojmë! 

Për më shumë shiko: 

Si duhet të veproni për të bërë çregjistrimin e përhershëm të mjetit.

Një nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve te DPSHTRR:

  • Si duhet të veproj për të bërë çregjistrimin e përhershëm të mjetit? (Kur mjeti do çohet për skrap, shkatërrim, shpërbërje!)

Ju duhet të paraqiteni pranë drejtorisë rajonale ku banoni dhe të keni me vete:

Në rikualifikimin e DRSHTRR Vlorë.

Ecim me rikualifikimin e DRSHTRR Vlorë! Shërbimi kërkon kushte, siguri, disiplinim sheshi sepse flukset do sjellin edhe më shumë turne pasditeve, edhe kur erret, ndaj po sistemojmë anekënd trotuare e zona pedonale, gjelbërim, e po kryejmë instalime e ndriçim cilësor.

Për të vijuar me minipoligonin e testimit praktik, asfaltime, parkime, brandim e rregullime të tjera!

Investime në Drshtrr Berat

Gati për soletën e katit të tretë dhe të fundit në kantierin e ndërtimit të Drejtorisë së re Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për qarkun e Beratit!

Kompleksi i ri është Investim tërësisht nga fondet e entit tonë me vetëfinancim, rezultat i mirëadministrimit dhe i vizionit për transformimin e kushteve të shërbimit për qytetarët dhe për punonjësit!

Beratasit, sikurse gjithë qarqet, meritojnë një shërbim automotorizimi bashkëkohor e modern, dhe do ta kenë model në një kohë rekord! 

Për më shumë shiko këtu: 

Çregjistrim i përkohshëm i mjetit.

Një nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve:

  • Nuk do qarkulloj për një periudhë të konsiderueshme me mjetin por nuk dua të llogariten detyrimet (paguaj taksat) për aq kohë sa mjeti nuk do përdoret aspak për qarkullim.

Si duhet të veproj?

  • ÇREGJISTRIM I PËRKOHSHËM

Ju duhet të paraqiteni pranë drejtorisë rajonale ku banoni dhe të keni me vete:

Ndryshimi i gjeneraliteteve në Lejen e Drejtimit.

Një nga pyetjet më të shpeshta e qytetarëve:

Kam ndryshuar mbiemrin, por në patentë kam akoma mbiemrin e vjetër. Si duhet të veproj?

Për të ndryshuar gjeneralitetet, ju duhet të paraqiteni në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin me:

Rinovimi i lejes së drejtimit.

Nisur nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve:

Si duhet të veproni nëse:

Ndërtimi i Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës.

Ecim me ritëm në kantierin e rëndësishëm të ndërtimit të Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës!  

Investim strategjik për zgjidhjen e problematikës së rënduar të përpunimit të dosjeve të shumta aktive dhe në rritje si numër, për shërbimet e Automotorizimit Shqiptar, të 13 drejtorive rajonale dhe të DPSHTRR qendër! Kushte dinjitoze pune, standarde e siguri! Financimi nga të ardhurat e vetë entit me vetëfinancim, rezultat i mirëadministrimit! Fund haureve, kushteve mesjetare, degradimit!

Së shpejti, Zyrën e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Mallakastër.

Së shpejti, hapim Zyrën e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Mallakastër!

  • I kursejmë qytetarëve rrugë dhe kohë të çmuar duke eliminuar:
  • 54 km rrugë Mallakastër - Fier!
  • 74 min (1 orë e 14 min vajtje-ardhje)
  • Sjellim më pranë qytetarëve 34,422 shërbime në vit!

8 procedurat që do ofrohen në Mallakastër:

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga