THIRRJE PËR APLIKIM PËR BASHKËORGANIZIMIN E EVENTEVE TË AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA
Në kuadër të organizimit të edicionit të dytë të panairit “Automotive Fair Albania”, në datat 26 - 29 tetor në Pallatin e Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor shpall thirrje për aplikim për bashkëorganizimin e eventeve motorsportive, eventeve edukative dhe argëtuese për fëmijë, zhvillimin e koncerteve muzikore në përputhje me programin e parashikuar dhe përfshirjen e elementeve festivë, administrimin e këndeve të pijeve dhe ushqimeve, menaxhimin e garave dhe infrastrukturës së domosdoshme për organizimin e tyre, ndarjen e çmimeve sipas kategorive, organizimin e transportit për mjete me vlerë të veçantë për të qenë prezent në panair, etj.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të garantojë infrastrukturën e brendshme për organizimet e konferencave të parashikuara, planimetrinë dhe vendosjen e subjekteve automotive në Pallatin e Kongreseve dhe sheshi “Italia”. Në kuadër të bashkëpunimit në organizimin e një eventi kaq prestigjioz e me vizibilitet të lartë publik si një nga panairiet më të shumëpritura të botës automotive, aplikanti fitues do të duhet të sigurojë vetë të gjitha fondet mbi organizimet e parashikuara përmes sponsorave të jashtëm, në mënyrë transparente.
Çfarë përfiton Aplikanti fitues?
- Hapësirë për vendosje stende promocionale;
- Promovim në LED Walls të hapësirave të branduara të panairit (brenda dhe jashtë).
- Spote deri në 15 sekonda, frekuencë e lartë transmetimi, pas çdo blloku transmetimi të logove të institucioneve organizatore, në ceremoninë hapëse, koncerte, eventet përgjatë panairit;
- Promovim në faqen kryesore të website si PARTNER;
- Hapësirë të dedikuar promocionale në web si mbështetës kryesorë të panairit;
- Vendosja e logos në faqen e parë të programit zyrtar e cila do i përcillet në trajtë broshure të gjithë pjesëmarrësve, të ftuarve, grupeve të interesit, ambasadave, institucioneve dhe mediave, krahas publikimit në faqet zyrtare;
- Vendosja e logos në posterin zyrtar, spotin zyrtar i cili do të transmetohet në media dhe infograkave promovuese në rrjetet sociale dhe në citylights;
- Vendosja e logos në banera dhe infograka të pozicionuar në mënyrë strategjike dhe në zona me lëvizshmëri të lartë të publikut;
- Vendosja e logos në ftesën e ceremonisë së hapjes zyrtare që do i dërgohet të gjithë pjesëmarrësve, grupeve të interesit, influencers, ambasadave, institucioneve, mediave;
- Falenderim si partner në fjalët përshëndetëse në ceremoninë zyrtare të hapjes së panairit.
- Transmetim live i të gjithë ceremonisë në kanalet zyrtare të panairit dhe institucioneve organizatore;
- Publikime të dedikuara në rrjetet sociale të panairit (post, reel, story), ku aplikanti mund të promovojë një shërbim/produkt, stendën promocionale dhe do të falenderohet publikisht për mbështetjen e ofruar. Sipas formatit të publikimit, do bëhet tag dhe collab me faqen zyrtare të kompanisë.
- Post mbi prezantimin si partner i eventit, poste përgjatë zhvillimit të panairit (stendë, event, promo produkti), post falenderimi pas përfundimit të panairit (3-5 postime në feed, story 10);
- Mundësia e pjesëmarrjes si SPEAKER ku kompania mund të zgjedhë një përfaqësues/ekspert për të promovuar një rast suksesi/prezantim produkti i lidhur me një nga temat e konferencave: “Green City” ose “Start-Up Solutions & Innovations” që do të zhvillohen përgjatë Automotive Fair Albania;
- Përfshirja në një nga eventet e organizuara gjatë panairit, ndarje çmimi në emër të kompanisë;
- Mundësi “Meet, Network & Partner” dhe B2B me hapësira të dedikuara;
- Përfshirja e logos në broshurën dhe katalogun zyrtar Automotive Fair Albania II dhe një hapësirë e dedikuar promocionale.
Programi i parashikuar; AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA
Ceremonia e Hapjes, Evente Motorsport, Road Safety Kids Zone
26 TETOR, E ENJTE |
16:00 – 20:00 |
CEREMONIA E HAPJES ZYRTARE TË AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA II |
|
|
20:00 – 23:00 |
CAR MEETING |
|
Atmosferë festive në hapjen zyrtare të panairit “Automotive Fair Albania II”. Takimi i shumëpritur i komunitetit automotiv i cili do pushtojë sheshin “Nënë Tereza” me mjete sportive e garash, motora, koleksioni i mjeteve RETRO, mjete historike të Formula 1. |
17:00 – 19:00 |
DUAL TRACK RACE ELECTRIC VEHICLES |
|
Gara me mjete elektrike, mbi 10 ekipe pjesëmarrëse. |
21:00 – 24:00 |
SHFAQJE DRIFT SHOW |
28 TETOR, E SHTUNË |
11:00 – 12:00 |
PARADA E MJETEVE TË TIRANA GRAND PRIX |
|
Mjetet pjesëmarrëse nga Italia për eventin “Tirana Grand Prix” |
12:00 – 15:00 |
SUPER MOTO RACE |
|
Gara me motoçikleta |
16:00 – 18:00 |
KOKTEJL MIKPRITËS |
|
Pjesëmarrja: Pilotët garues dhe ekuipazhi shoqërues nga Italia për eventin “Tirana Grand Prix”, përfaqësues nga institucione dhe nga Ambasada Italiane. |
19:00 – 20:00 |
TIRANA GRAND PRIX |
|
Gara me 3 kategori garash në cirkuit dhe ndarje çmimesh: antike, Porsche GT, Ferrari GT |
29 TETOR, E DIEL |
09:00 – 13:00 |
KARTING |
27-29 TETOR |
09:00 – 21:00 |
AKTIVITETE PËR FËMIJË (të treja ditët) |
|
Edukim rrugor për fëmijët, simulimi i rrugëve të qytetit për t’u njohur me rregullat e qarkullimit rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore, kënde rekreative me arts & crafts, shfaqje teatrale me fëmijë, kinema e hapur për transmetim filmash, kënde lojërash, kënde të dedikuara fotosh me tematikë automotive (photo booth), animatorë, muzikë e atmosferë festive për fëmijët e prindërit. |
TË TJERA
Gara me simulatorë virtual për sigurinë rrugore
Koncerte sipas programit më lart për të treja netët dhe 4 ditët (grup muzikor + DJ)
Kushtet që duhet të plotësojë Aplikanti:
- Të jetë organizatë jofitimprurëse;
- Të ketë eksperiencë të provuar në zhvillimin e aktiviteteve motorsportive;
- Të ketë eksperiencë të provuar në zhvillimin e aktiviteteve edukative mbi Sigurinë Rrugore.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet dhe afati i aplikimit:
Të gjithë aplikuesit do të njoftohen mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe integrimin e realizimit të aktiviteteve që do të realizohen.
- Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
- Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë) – origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
- NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat) – origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
- CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së)
- Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).