Pyetja më e shpeshtë e muajit Tetor: Më ka humbur Leja e Qarkullimit të mjetit, si duhet të veproj për t'u pajisur me leje të re? 

You are here

Pyetja më e shpeshtë e muajit Tetor: Më ka humbur Leja e Qarkullimit të mjetit, si duhet të veproj për t'u pajisur me leje të re? 

Hapi I

Kryeni denoncimin online në organet e policisë "Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme": https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx...

Hapi II

Pasi ju ka mbërritur Vërtetimi i Denoncimit në hapësirën Dokumentat e Mia në e-Albania paraqituni pranë Drejtorisë Rajonale ku keni vendbanimin me dokumentet:

 Dokument identifikimi;

 Vërtetimin e Denoncimit të Policisë;

 Certifikatën e Pronësisë (nëse nuk jeni pajisur me lejen e re të qarkullimit).

Tarifa e shërbimit: 2,500 lekë

Për më shumë informacion

 https://www.dpshtrr.al/.../humbja-vjedhja-shkaterrimi-i...

 0688015833

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga