Rikujtesë mbi kushtet e operimit të gomisterive

You are here

Vijon kontrolli pranë çdo subjekti që ushtron veprimtari riparimi dhe mirëmbajtje të gomave (gomisteri)!

Në përpjekje për të rritur standardet e shërbimit në sektorin e autoriparimeve dhe mirëmbajtjes së mjeteve rrugore, DPSHTRR do të ushtrojë kontrollin në zbatim të Ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 i ndryshuar. 

Sjellim në vëmendjen e të gjithë subjekteve që kanë si veprimtari riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave (gomisteri) që DPSHTRR do të kontrollojë:

  1. Licenca e subjekteve.
  2. Pajisjet dhe instrumentet në përdorim.
  3. Ambientet e punës.
  4. Regjistri i veprimtarisë.

Gomisteritë duhet të kujdesen për të patur Përgjegjës Teknik ( i pajisur me DAP) për të përmbushur kërkesat ligjore.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga