Shpallje për vend të lirë pune në strukturën TASK-FORCË

You are here

Sot më datë 24.12.2018, në zbatim të VKM-së Nr. 465, datë 26.07.2018, “Për krijimin e Task-Forcës për përmirësimin e nivelit të kontrollit të mjeteve motorike e rimorkiove të tyre”, shpall njoftimin e punësimit për:

“Inxhinier Mekanik”, pranë Drejtorisë së Kontrollit në Terren, në strukturën Task – Forcë për përmirësimin e nivelit të kontrollit të  mjeteve motorike e rimorkiove të tyre

Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin këto kritere:

  1. Të zotërojnë diplomë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të nivelit Master Shkencor ose sistemi i vjetër 5-vjeçar. Preferohen kandidatë që kanë mbaruar në profilin Konstruksione Makinash dhe Mjete Lëvizëse (Për Diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit);
  2. Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë pune në profesion. Preferohen kandidatët të cilët kanë eksperincë pune në DPSHTRR apo në fusha të tjera që mbulojnë veprimtarinë e transportit rrugor;
  3. Të kenë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit, vërtetuar më dëshminë përkatëse;
  4. Të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze dhe/ose italiane, vërtetuar më dëshminë përkatëse;
  5. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.

Kandidatët e interesuar që përmbushin kriteret e mësipërme, janë të lutur të dorëzojnë brenda datës 20.01.2019, ora 12.00 pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse të Strukturës Task-Forcë me adresë, Rruga “Muhedin Llagani”, Nr. 10, Tiranë ( Objekti DPSHTRR-së), kërkesën për punësim, një kopje të CV të përditësuar, certifikata e kualifikime të ndryshme, një fotokopje e librezës së punës, një kopje të ID.

Për informacione më të detajuara, mund të dërgoni e-mail në adresën: taskforca@infrastruktura.gov.al.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga