Universiteti Politeknik i Tiranës dhe INTEC zhvilluan vizitën në Q.K.T Tirana 2 në kuadër të bashkëpunimit me DPSHTRR për vizualizimin dhe zhvillimin e proceseve aktuale të punës.

You are here

 Universiteti Politeknik i Tiranës dhe INTEC zhvilluan vizitën në Q.K.T Tirana 2 në kuadër të bashkëpunimit me DPSHTRR për vizualizimin dhe zhvillimin e proceseve aktuale të punës.

Qendra e Kompetencave Ndërkombëtare Inxhinierike e cila shtyn drejt zhvillimit të lëvizjes së qëndrueshme në Shqipëri dhe Mal i Zi (INTEC), organizoi trajnimin 3 ditor me pedagogët e UPT-së.

 Ndër pikat kryesore të këtij trajnimi ishin:

 Prezantimi i përgjithshëm i motorrave elektrik;

 Dizajni i pjesëve motorrike;

 Struktura e komponentëve elektrik;

 Standardi i procedurave të testimit për mjetet me djegie të brendshme, elektrike dhe hibride;

 Parashikimi i legjislacionit të kategorisë mjedisore Euro 7;

 Prezantimi i përgjithshëm mbi mekatronikën.

DPSHTRR falë këtij bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës, do të zhvillojë këtë trajnim edhe për inxhinierët tanë të kontrollit teknik.

Trajnime të mirëfillta profesionale sipas standardeve më të fundit, për të sjellë shërbime sa më cilësore për të gjithë qytetarët! 

Falenderojmë trajnuesit për profesionalizmin!

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga