Ftesë për Ofertë

You are here

 

FTESË PËR OFERTË

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:

Emri                            Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Adresa                         Rr. Muhedin Llagani, Nr. 10  Tiranë.

Tel/Fax                        0355 688015833  

E-mail                          dpshtrr@dpshtrr.gov.al

Faqja e Internetit         www.dpshtrr.gov.al

 

OBJEKTI:

 

PËR BLERJEN E NJË TRUALLI JO MË PAK SE 5000 (PESË MIJË) M2 DHE SIPËRFAQE GODINE E VENDOSUR NË KËTË TRUALL RRETH 1000 M2.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të interesuarit/ofertuesit se kërkon të bleje truall dhe godine për ushtrimin e veprimtarisë së administrates së Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

-    Të jetë objekt ndërtimor (godinë) me sipërfaqe rreth 1000 m², e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë së institucionit .

-    Sipërfaqe trualli jo më pak se  5000 m2.

-    Objekti te jetë i hipotekuar (dokumentacioni vërtetues certifikatë/vertetim pronësie, kartele dhe harte treguese të jetë i tre muajve të fundit) dhe të ketë një gen – plan, ku përcakton vend-ndodhjen dhe sipërfaqen e ambjentit të ofruar si dhe planimetrinë të hartuar nga një inxhinier/subjekt i licensuar.

-    Vërtetim nga autoriteti përkatës për regjistrimin e pasurisë së palujtshme, për statusin juridik të sipërfaqes së tokës dhe objektit (godinës).

-  Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konflikt me palë të treta dhe që prona është e lire.

-    Deklarate noteriale nga pronari i pasurisë së palujtshme, se ka shlyer të gjitha detyrimet për pagesën e taksës së përdorimit të truallit dhe objektit (godinës ), deri në Qershor 2019, bazuar në ligjin  Nr. 9632, datë 30/10/2006 “ Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

-    Prona të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, ku kusht kryesor është komunikimi i tyre me rrugë ku të lëvizin lirshëm makineri të tonazhit të rëndë.

-    Prona të jetë e rrethuar dhe me kufi të dallueshëm sipas certifikatës  së pronësisë.

-  Prona të ketë lehtësi të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (lidhja me energji elektrike, ujësjellës, kanalizime, telefonine, internet, etj).

2. Ofertat që do të paraqesin konkurrentët për konkurrim përbëhet nga dokumentacioni i mëposhtëm:

-    Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;

-    Oferta e ofertuesve me cmim për m2 truall dhe m2 ndërtesë  

-    Dokumentacioni vërtetues, (certifikatë/vertetim pronësie, kartele dhe hartë treguese të jetë i tre muajve të fundit) .

-    Gen–plan, ku përcakton vend-ndodhjen dhe sipërfaqen e ambjentit të ofruar si dhe planimetrinë të hartuar nga një inxhinier/subjekt i licensuar;

-    Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin ne vend të godinës me kriteret e kërkuara para marrjes se një vendimi përfundimtar.

- Cmimi maksimal i tokës truall, ( sipërfaqe tokë jo bujqësore) në zonën kadastralë mundësisht brenda unazës së qytetit të Beratit,  me të cilin do të negociohet është 4183 lekë / m2

- Cmimi maksimal i godinës në zonën kadastralë mundësisht brenda unazës së qytetit të Beratit,  me të cilin do të negociohet është 41400 lekë /m2

Ky dokumentacion të paraqitet në një zarf, të mbyllur, nënshkruar nga ofertuesi, me mbishkrimin “Ofertë për truall dhe godinë” dhe i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, në datën dhe orën e hapjes së konkurrimit. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Dokumentat duhet të jenë origjinale ose fotokopje e noterizuar.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.

     Vendi i zhvillimit te konkurrimit: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporit Rrugor , zyra e protokollit, me adresë: “Rr. “Muhedin Llagani” Nr.10”, Tiranë; Tel.: +355 69 801 5 833       Fax.: +355 (0) 4 2238175.

      Ofertat dorëzohen nga të interesuarit/konkurrentët, fizikisht, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar për zhvillimin e konkurrimit.

 Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave konkurruese  do te jete  data : 01/08/2019 ora 12:00.

 

 

Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga