Ftesë për Ofertë!

You are here

Drejtoria  Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë me qëllim ofrimin e një ambienti për ofrimin e shërbimeve të pijeve të ngrohta, pijeve të ftohta, snack dhe artikuj ushqimor për shkak të numrit të punonjësve, fluksit të punës, manaxhimin e ambienteve dhe të ardhurave të institucionit, dhe në veçanti respektimin e rregullave të higjenës, fton subjektet të cilat kanë si objekt servisin e pajisjeve elektronike dhe automatike, nën vullnetin e tyre të lirë, të dorëzojnë kërkesat e tyre, për shprehje interesi për marrje me qira të një ambienti brenda DRSHTRR-së në godinën me vendndodhje në Korçë, me një sipërfaqe prej 3 m2 për një periudhë 12 (dymbëdhjetë) mujore. 

Theksojmë se qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në: 

  • Ofrimin e shërbimit të vendosjes së makinetave automatike për punonjësit e DRSHTRR në Korçë; 
  • Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjeno-sanitare gjatë ofrimit të shërbimit si dhe konsumimit të tij; 
  • Mirëmbajtjen e pajisjeve të makinetave. 

Persona/subjektet janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm: 

  • Ofertën lidhur me çmimin e qirasë; 
  • Shkresë shërbimi me makineri automatike; 
  • Të dhënat e NIPT/NUIS; 
  • Të dhëna për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore; 
  • Vërtetim që nuk janë në ndjekje penale si dhe nuk kanë procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin që ushtrojnë; 
  • Certifikatë regjistrimi (statusi aktiv) + ekstrakt historik i rregjistrit tregtar; 
  • Çdo dokument tjetër që çmohet i nevojshëm nga ana e personave/subjekteve. 

**Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.

  • Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit.

Afati i parashikuar do të jetë brenda 7 (shtatë ditëve) kalendarike duke filluar nga data e publikimit.

Data e publikimit do të jetë data 14.04.2023 dhe do të ketë afat deri më datë 21.04.2023, për paraqitjen pranë institucionit të DRSHTRR-së të kërkesave dhe dokumentacionit. 

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet:

  • Me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë me adresë : Rruga “Teli Samsuri”, Lgj.10, Blloku I Ri i Sportit Korçë;
  • Në adresën e e-mailit: drkorce@dpshtrr.gov.al.
Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga