Ftesë për ofertë!

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë (DRSHTRR Tiranë) ka filluar proçedurat për dhënien me qira të ambienteve për shërbim katering (mensë).

Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për një ambient me sipërfaqe 33.08 (tridhjetë e tre pike tetë) metër katror. Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjecar. Ambienti është i pajisur me tavolinë ngrenie dhe karrige brenda DRSHTRR Tiranë në autostradën Tiranë Durrës km 7.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  • Ofrimin e shërbimit Katering për punonjësit e Drejtorisë.
  • Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjeno-sanitare gjatë ofrimit të shërbimit dhe konsumimit të tij.
  • Mirëmbajtjen e ambientit dhe mobiljeve.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për pjesmarrje në konkurim.
  • Ekstrakt i regjistrit tregtar(i thjeshtë) dhe Ekstrakt historik nga QKB me status aktiv. Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001” Për organizatat jo Fitimprurëse”.
  • Formulari i cmimit të ofertës financiare duke përcaktuar vlerën qirasë e përllogaritur me TVSH dhe pa TVSH, për muaj/vjetore për m2 afat një vjeçar.
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore.
  • Deklaratë përmbushje kriteresh.
  • Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim nga Prokuroria që individi dhe subjekti nuk është në ndjekje penale lidhur me aktivitetin që ushtron.
  • Vërtetim nga Gjykata që individi dhe subjekti nuk është në ndjekje penale/ proces civil lidhur me aktivitetin që ushtron
  • Leje mjedisi e tipit C, kodi III. 1.A( 1) lëshuar nga QKL.
  • Liçense, Kodi II.a.A(1) lëshuar nga QKL.
  • Akt miratimi higjeno –sanitar lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
  • Operatori ekonomik duhet të paraqesë një çertifikatë qe vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqerisë, ISO 9001-2008. Çertifikata të jetë e lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohura nga Republika e Shqipërisë.
  • Niveli/Plan investimi.
  • Niveli/Plan i punësimit.

 

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë Durrës km 7, email: tirane@dpshtrr.gov.al

Ofertat tuaja duhet të paraqiten shkresërisht brenda afatit 7 ditor, brenda datës 21.07.2023  pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresat e sipërcituara.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga