Ftesë për ofertë!

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë ka filluar proçedurat për dhënien e ambienteve me qira për vendosjen e aparateve (makineta) të shpërndarjes automatike të pijeve të ngrohta, të ftohta etj, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli. Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për dy ambiente me sipërfaqe totale prej 5 (pesë) metër katror, nga të cilat;

  • 3.5 m2 do të jenë në ambientet e DRSHTRR Tiranë, në adresën Tiranë – Kashar km 7.
  • 1.5 m2 do të jetë në ambientet e Degës së Kontrollit Teknik QKT,  në Fushë-Prezë.

Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjecar.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për pjesmarrje në konkurim
  • Ekstrakt i thjeshtë i regjistrit tregëtar/Ekstrakt historik nga QKB me status aktiv. Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001” Për organizatat jo Fitimprurëse”.
  • Formulari i cmimit të ofertës duke përcaktuar vlerën financiare me TVSH dhe pa TVSH e detyrimit mujor/vjetor të qirasë për m2 me afat një vjeçar për secilin nga ambientet.
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore.
  • Deklaratë përmbushje kriteresh
  • Kartelë e Detajuar (skedë teknike) e makinetave ku të këtë të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike.
  • Dëshmi penaliteti
  • Vërtetim nga Prokuroria që individi dhe subjekti nuk është në ndjekje penale lidhur me aktivitetin që ushtron.
  • Vërtetim nga Gjykata që individi dhe subjekti nuk është në ndjekje penale/ proces civil lidhur me aktivitetin që ushtron.
  • Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin  që do të jepet me qira

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë Durrës km 7, email: tirane@dpshtrr.gov.al.

Ofertat tuaja duhet të paraqiten shkresërisht prej 7 ditësh kalendarike, brenda datës 21.07.2023 pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresat e sipërcituara.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga