KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - Dhënie e ambienteve me qira të ish godinës së kontrollit fizik në DRSHTRR Durrës me destinancionin bar- kafe

You are here


KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

Dhënie e ambienteve me qira të ish godinës së kontrollit fizik në DRSHTRR Durrës me destinancionin bar- kafe

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës ka filluar proçedurat për dhënien e ambienteve me qira të ish godinës së kontrollit fizik në DRSHTRR Durrës me destinancionin bar- kafe, për arsye të shfrytëzimit me eficensë të këtij ambjenti për rritjen e të ardhurave të ndërmarrjes. Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për një ambient me sipërfaqe  52m2 (pesëdhjetë e dy) metër katror, në gjendje të rregullt me dyer dhe dritare dhe është bosh.  
Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjecar ( Në rast të ndonjë investimi nga DPSHTRR në këtë ambjent, kontrata e qirasë do të ndërpritet menjëherë).

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për shprehje interesi për marrje ambjenti me qira
  • Formulari i cmimit të ofertës duke përcaktuar vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2 me afat një vjecar.
  • Plan biznesi
  • Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS
  • Çertifikatë regjistrimi (statusi aktiv) + ekstrakt historik i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore.
  • Vërtetim nga Prokuroria që subjekti nuk është në ndjekje penale dhe nga Gjykata që nuk ka proçese gjyqësore në lidhje me aktivitetin që ushtron.
  • Deklaratë përmbushje kriteresh
  • Çdo dokument tjetër që çmohet i nevojshëm nga ana juaj.
  • Deklaratë për shlyerjen e të gjitha detyrimeve qe  i takojnë gjate ushtrimit te aktivitetit:si energji elektrike, uje etj, sipas legjislacionit në fuqi. (Objekti ka matës (sahat) të vecantë për ujin dhe dritat).
  • Deklaratë për mbajtje përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës në adresën : L.14, “Ish Parku i Eksportit” Shkozet , Durrës,  ose email: durres@dpshtrr.gov.al

Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit  do të jetë brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi brenda datës  07.03.2024

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga