Kërkesë për Shprehje Interesi - Thirrje për Organizim për Bashkëorganizimin e Eventeve të Automotive Fair Albania

You are here

 

THIRRJE PËR APLIKIM PËR BASHKËORGANIZIMIN E EVENTEVE TË AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA

 

Në kuadër të organizimit të edicionit të dytë të panairit “Automotive Fair Albania”, në datat 26 - 29 tetor në Pallatin e Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor shpall thirrje për aplikim për bashkëorganizimin e eventeve motorsportive, eventeve edukative dhe argëtuese për fëmijë, zhvillimin e koncerteve muzikore në përputhje me programin e parashikuar dhe përfshirjen e elementeve festivë, administrimin e këndeve të pijeve dhe ushqimeve, menaxhimin e garave dhe infrastrukturës së domosdoshme për organizimin e tyre, ndarjen e çmimeve sipas kategorive, organizimin e transportit për mjete me vlerë të veçantë për të qenë prezent në panair, etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të garantojë infrastrukturën e brendshme për organizimet e konferencave të parashikuara, planimetrinë dhe vendosjen e subjekteve automotive në Pallatin e Kongreseve dhe sheshi “Italia”. Në kuadër të bashkëpunimit në organizimin e një eventi kaq prestigjioz e me vizibilitet të lartë publik si një nga panairiet më të shumëpritura të botës automotive, aplikanti fitues do të duhet të sigurojë vetë të gjitha fondet mbi organizimet e parashikuara përmes sponsorave të jashtëm, në mënyrë transparente.

 

Çfarë përfiton Aplikanti fitues?

 

  • Hapësirë për vendosje stende promocionale;
  • Promovim në LED Walls të hapësirave të branduara të panairit (brenda dhe jashtë).
  • Spote deri në 15 sekonda, frekuencë e lartë transmetimi, pas çdo blloku transmetimi të logove të institucioneve organizatore, në ceremoninë hapëse, koncerte, eventet përgjatë panairit;
  • Promovim në faqen kryesore të website si PARTNER;
  • Hapësirë të dedikuar promocionale në web si mbështetës kryesorë të panairit;
  • Vendosja e logos në faqen e parë të programit zyrtar e cila do i përcillet në trajtë broshure të gjithë pjesëmarrësve, të ftuarve, grupeve të interesit, ambasadave, institucioneve dhe mediave, krahas publikimit në faqet zyrtare;
  • Vendosja e logos në posterin zyrtar, spotin zyrtar i cili do të transmetohet në media dhe infogra­kave promovuese në rrjetet sociale dhe në citylights;
  • Vendosja e logos në banera dhe infogra­ka të pozicionuar në mënyrë strategjike dhe në zona me lëvizshmëri të lartë të publikut;
  • Vendosja e logos në ftesën e ceremonisë së hapjes zyrtare që do i dërgohet të gjithë pjesëmarrësve, grupeve të interesit, influencers, ambasadave, institucioneve, mediave;
  • Falenderim si partner në fjalët përshëndetëse në ceremoninë zyrtare të hapjes së panairit.
  • Transmetim live i të gjithë ceremonisë në kanalet zyrtare të panairit dhe institucioneve organizatore;
  • Publikime të dedikuara në rrjetet sociale të panairit (post, reel, story), ku aplikanti mund të promovojë një shërbim/produkt, stendën promocionale dhe do të falenderohet publikisht për mbështetjen e ofruar. Sipas formatit të publikimit, do bëhet tag dhe collab me faqen zyrtare të kompanisë.
  • Post mbi prezantimin si partner i eventit, poste përgjatë zhvillimit të panairit (stendë, event, promo produkti), post falenderimi pas përfundimit të panairit (3-5 postime në feed, story 10);
  • Mundësia e pjesëmarrjes si SPEAKER ku kompania mund të zgjedhë një përfaqësues/ekspert për të promovuar një rast suksesi/prezantim produkti i lidhur me një nga temat e konferencave: “Green City” ose “Start-Up Solutions & Innovations” që do të zhvillohen përgjatë Automotive Fair Albania;
  • Përfshirja në një nga eventet e organizuara gjatë panairit, ndarje çmimi në emër të kompanisë;
  • Mundësi “Meet, Network & Partner” dhe B2B me hapësira të dedikuara;
  • Përfshirja e logos në broshurën dhe katalogun zyrtar Automotive Fair Albania II dhe një hapësirë e dedikuar promocionale.

 

Programi i parashikuar; AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA

Ceremonia e Hapjes, Evente Motorsport, Road Safety Kids Zone

26 TETOR, E ENJTE
16:00 – 20:00 CEREMONIA E HAPJES ZYRTARE TË AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA II
 
  • Fjalë përshëndetëse nga organizatorët dhe përfaqësues të lartë institucional dhe ndërkombëtar;
  • Falenderim për të gjithë mbështetësit në organizimin e AFA II;
  • Hapja zyrtare e panairit dhe vizitë në ambientet e brendshme;

  • Media Moment;

  • Koktejl & muzikë.

 

20:00 – 23:00 CAR MEETING
  Atmosferë festive në hapjen zyrtare të panairit “Automotive Fair Albania II”. Takimi i shumëpritur i komunitetit automotiv i cili do pushtojë sheshin “Nënë Tereza” me mjete sportive e garash, motora, koleksioni i mjeteve RETRO, mjete historike të Formula 1.
17:00 – 19:00  DUAL TRACK RACE ELECTRIC VEHICLES
  Gara me mjete elektrike, mbi 10 ekipe pjesëmarrëse.
21:00 – 24:00  SHFAQJE DRIFT SHOW
28 TETOR, E SHTUNË
11:00 – 12:00 PARADA E MJETEVE TË TIRANA GRAND PRIX
  Mjetet pjesëmarrëse nga Italia për eventin “Tirana Grand Prix”
12:00 – 15:00   SUPER MOTO RACE 
  Gara me motoçikleta
16:00 – 18:00  KOKTEJL MIKPRITËS
  Pjesëmarrja: Pilotët garues dhe ekuipazhi shoqërues nga Italia për eventin “Tirana Grand Prix”, përfaqësues nga institucione dhe nga Ambasada Italiane.
19:00 – 20:00  TIRANA GRAND PRIX  
  Gara me 3 kategori garash në cirkuit dhe ndarje çmimesh: antike, Porsche GT, Ferrari GT
 29 TETOR, E DIEL
09:00 – 13:00   KARTING
27-29 TETOR   
09:00 – 21:00        AKTIVITETE PËR FËMIJË (të treja ditët)
  Edukim rrugor për fëmijët, simulimi i rrugëve të qytetit për t’u njohur me rregullat e qarkullimit rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore, kënde rekreative me arts & crafts, shfaqje teatrale me fëmijë, kinema e hapur për transmetim filmash, kënde lojërash, kënde të dedikuara fotosh me tematikë automotive (photo booth), animatorë, muzikë e atmosferë festive për fëmijët e prindërit.

 

TË TJERA

Gara me simulatorë virtual për sigurinë rrugore

Koncerte sipas programit më lart për të treja netët dhe 4 ditët (grup muzikor + DJ)

 

Kushtet që duhet të plotësojë Aplikanti:

  1. Të jetë organizatë jofitimprurëse;
  2. Të ketë eksperiencë të provuar në zhvillimin e aktiviteteve motorsportive;
  3. Të ketë eksperiencë të provuar në zhvillimin e aktiviteteve edukative mbi Sigurinë Rrugore.

 

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet dhe afati i aplikimit:

Të gjithë aplikuesit do të njoftohen mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe integrimin e realizimit të aktiviteteve që do të realizohen.

 

  • Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
  • Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  • Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë) – origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
  • NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat) – origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
  • CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së)
  • Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).
Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga