DPSHTRR

You are here

Çregjistrim i përkohshëm i mjetit.

Një nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve:

  • Nuk do qarkulloj për një periudhë të konsiderueshme me mjetin por nuk dua të llogariten detyrimet (paguaj taksat) për aq kohë sa mjeti nuk do përdoret aspak për qarkullim.

Si duhet të veproj?

  • ÇREGJISTRIM I PËRKOHSHËM

Ju duhet të paraqiteni pranë drejtorisë rajonale ku banoni dhe të keni me vete:

Ndryshimi i gjeneraliteteve në Lejen e Drejtimit.

Një nga pyetjet më të shpeshta e qytetarëve:

Kam ndryshuar mbiemrin, por në patentë kam akoma mbiemrin e vjetër. Si duhet të veproj?

Për të ndryshuar gjeneralitetet, ju duhet të paraqiteni në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin me:

Rinovimi i lejes së drejtimit.

Nisur nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve:

Si duhet të veproni nëse:

Ndërtimi i Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës.

Ecim me ritëm në kantierin e rëndësishëm të ndërtimit të Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës!  

Investim strategjik për zgjidhjen e problematikës së rënduar të përpunimit të dosjeve të shumta aktive dhe në rritje si numër, për shërbimet e Automotorizimit Shqiptar, të 13 drejtorive rajonale dhe të DPSHTRR qendër! Kushte dinjitoze pune, standarde e siguri! Financimi nga të ardhurat e vetë entit me vetëfinancim, rezultat i mirëadministrimit! Fund haureve, kushteve mesjetare, degradimit!

Së shpejti, Zyrën e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Mallakastër.

Së shpejti, hapim Zyrën e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Mallakastër!

  • I kursejmë qytetarëve rrugë dhe kohë të çmuar duke eliminuar:
  • 54 km rrugë Mallakastër - Fier!
  • 74 min (1 orë e 14 min vajtje-ardhje)
  • Sjellim më pranë qytetarëve 34,422 shërbime në vit!

8 procedurat që do ofrohen në Mallakastër:

Vijon puna për ndërhyrjen rikualifikuese në DRSHTRR Gjirokastër.

Vijon puna për ndërhyrjen rikualifikuese në DRSHTRR Gjirokastër! Kushte më të mira për rajonalen ku qytetarët kryejnë mbi 45 mijë shërbime në vit!

Financimi nga vetë DPSHTRR, falë mirëadministrimit 2019-2020!  

Tregoni kujdes kur drejtoni mjetin.

Shpërqendrimi në timon rezulton një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja!

BËNI KUJDES KUR DREJTONI MJETIN

  • JO TELEFON
  • JO MAKE UP
  • JO KONSUM USHQIMI
  • JO CIGARE
  • KUJDES ME RADIO/NAVIGATORIN
  •  SYTË TE RRUGA

Mos luani me jetën tuaj dhe të të tjerëve!

Finiturat e fundit të rikualifikimit të plotë të Zyrës së Lushnjes (degë e DRSHTRR Fier)

Automotorizimi Shqiptar do të ofrojë kudo, në të gjithë rrjetin e rajonaleve, qendrave e zyrave, kushte cilësore e dinjitoze shërbimi!

Fotot nga finiturat e fundit të rikualifikimit të plotë të Zyrës së Lushnjes (degë e DRSHTRR Fier), ku kryem termo e hidroizolim, instaluam sistem antizjarr, rrjete e pajisje të reja, klimatizim, brandim, ndriçim e pajisje, mobilim të ri, ndërtuam ambientet sanitare, ndrruam dyer e dritare, sistemuam oborrin dhe trotuaret, gjelbërim e kullime, rrethim e ndriçuesa jashtë, çdo gjë të re!

Njoftim për subjektet e pajisura me licencë për errësimin e xhamave të autoveturave.

NJOFTIM për subjektet e pajisura me licencë për errësimin e xhamave të autoveturave!

Në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor, DPSHTRR po verifikon dosjet e mjeteve që aktualisht janë të pajisura me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave. Rezulton se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar siç duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.

BRENDA 15 SHKURTIT 2021

Mos pini alkool kur drejtoni mjetin!

Larg alkoolit dhe çdo substance psikotrope kur drejton mjetin rrugor ose kur del në rrugë, edhe si pedalues a këmbësor

Vetëm në Europë dhe SHBA sëbashku, alkooli në timon vret çdo vit ~20,000 individë (~30% e fataliteteve)

Drejtuesi i mjetit nën efekt alkooli e rrit me ~17 herë rrezikun që të bëhet pjesë e një aksidenti me pasoja fatale për atë, pasagjerët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës

Tjetër bamirësi nga ekipi i DPSHTRR!

Vijon puna për ndërtimin e shtëpisë e re nga themelet, për t’i ardhur në ndihmë familjes së Visjon Haxhiajt, Bashkia Tiranë!

Tjetër bamirësi nga ekipi i DPSHTRR!

Vullnetarisht po mbledhim një fond, secili punonjës nga pak, nga vetja, për të ndryshuar për mirë jetën e një familjeje të madhe të goditur rëndë nga tërmeti! 

Kërkesë për Shprehje Interesi - Marrje të Ambienteve me Qira

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR MARRJEN ME QIRA TË PASURISË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË DREJTORISË RAJONALE TË SH

Miratimi i Rrjetit të Linjave Ndërqytetëse.

Me Udhëzimin e ri Nr. 7, datë 31.12.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin Nr. 5628, datë 18.11.2016 “Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR, i japin zgjidhje problematikës së miratimit të stacioneve të ndërmjetme të qëndrimit në linjat e transportit ndërqytetës dhe të heqjes/ndryshimit të orareve, pas përmbushjes së kritereve teknike të përcaktuara! 

Njoftim për Subjektet e pajisur me licencë për errësimin e xhamave të autoveturave

DPSHTRR në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor ka nisur verifikimin e dosjeve të mjeteve që aktualisht janë të pajisur me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave të autoveturave. Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qënë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar si duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.

Ulje e numrit të aksidenteve rrugore me 41% krahasuar me vitin 2013!

Më pak aksidente rrugore dhe më shumë siguri rrugore! 

41% ulje e numrit të aksidenteve rrugore krahasuar me vitin 2013!

Krahasuar me vitin 2010:

  • -67% ulja e vdekshmërisë për 10,000 mjete në qarkullim!
  • +60% mjete më shumë në qarkullim!
  • +86% më shumë drejtues mjetesh!
  • -73% ulja e vdekshmërisë për 10,000 drejtues mjetesh!

Progres në sigurinë rrugore krahasuar me vitin 2019!

Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit kur udhëtoni!

Rreth 1.35 milionë njerëz humbin jetën çdo vit, në të gjithë botën, nga aksidentet rrugore - 1 person çdo 24 sekonda

Faleminderit qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse.

Faleminderit qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse për të mirën e përbashkët! 

Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së me rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19

VINI RE

Vijojnë punimet për investimin e ri në DRSHTRR Berat.

Asnjë orë e humbur, ecim me punimet për ndërtimin e drejtorisë së re të shërbimeve të transportit rrugor për qarkun e Beratit!

Investim nga fondet e entit tonë me vetëfinancim, rezultat i mirëadministrimit dhe i vullnetit për transformimin e kushteve të shërbimit për qytetarët dhe për punonjësit e DRSHTRR Berat!

 Beratasit, sikurse gjithë qarqet, meritojnë një shërbim automotorizimi bashkëkohor e modern! 

Analizë mbi sigurinë rrugore, për periudhën Janar-Dhjetor 2020

Analizë & statistikë progresi në sigurinë rrugore për periudhën 2010-2020:

Vdekshmëria për 10,000 mjete aktive në qarkullim, është ulur me -67% krahasuar me vitin 2010, pavarësisht rritjes së numrit të mjeteve motorike në qarkullim me +60% krahasuar me 2010!

Janë të pajisur deri në dt. 31.12.2020 me Lejedrejtimi 1,100,501 qytetarë ose +86% më shumë drejtues mjetesh se në vitin 2010 dhe vdekshmëria për 10,000 drejtues mjeti është ulur me -73% krahasuar me 2010! 

Vijonë punimet në ndërtimin e Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës

Ecim me ritëm në kantierin e rëndësishëm të ndërtimit të Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës!

Nuk e shembi tërmeti, thjesht nuk kishim më ku të përpunonim dosjet e shumta e në rritje si numër, aktive për shërbimet e Automotorizimit Shqiptar, të 13 drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Standarde & Siguri! 6-fishi si sipërfaqe krahasuar me hauret pa çati që trashëguam!

Fondet jo nga buxheti i shtetit por nga të ardhurat e vetë entit me vetëfinancim, rezultat i mirëadministrimit!

Autovetura të regjistruara për herë të parë në vitin 2020!

 Janë përkatësisht 43,661 autovetura të regjistruara për herë të parë në vitin 2020!
29% me vit prodhimi 2010 e sipër
63% me vit prodhimi 2005-2009
8% me vit prodhimi më të vjetër se 2005

Janë reduktuar ndjeshëm si pasojë e VKM Nr.633, regjistrimet për herë të parë të automjeteve me vit prodhimi nën 2005:
-80% më pak krahasuar me 2018-ën!
-45% më pak krahasuar me 2019-ën!

Janë rritur regjistrimet për herë të parë të autoveturave me vit prodhimi 2010 e lart:
+69% krahasuar me vitin 2018!

DPSHTRR në platformën e re online “Open Data DPSHTRR”, mbi mjetet rrugore të regjistruara për herë të parë në Shqipëri në vitin 2020.

Të dhënat statistikore mbi mjetet rrugore të regjistruara për herë të parë në Shqipëri në vitin 2020.

Gjatë vitit 2020:
janë regjistruar për herë të parë 52,361 mjete rrugore nga ku autoveturat përbëjnë 83% të numrit total të mjeteve, motomjetet 6% dhe automjetet për transport të përzierë 5%.

Vijonë punimet në Zyrën Rajonale të Shërbimeve në Lushnje.

Automotorizimi Shqiptar do të ofrojë kudo, në të gjithë rrjetin e rajonaleve, qendrave e zyrave, kushte cilësore e dinjitoze shërbimi! Do nxjerrim në dritë çdo hapësirë e objekt të entit që e gjetëm si mos më keq, zhul anembanë!

Fotot nga puna për Zyrën e DRSHTRR Lushnje, nga një haur për turp, në një ambient qytetar e optimal!

Vijojnë punimet rikualifikuese në DRSHTRR Vlorë.

Vijon puna për rikualifikimin e hapësirave funksionale të DRSHTRR Vlorë, sistemim trotuare e zona pedonale, gjelbërim, kuneta e kullime shiu, instalime që do kompletojnë me ndriçim e sinjalistikë terrenin përreth për të vijuar me minipoligonin e testimit praktik, asfaltime, parkime, brandim e rregullime të tjera!

2,028 qytetarë të anketuar gjatë periudhës Qershor-Dhjetor 2020 për matjen e cilësisë së shërbimeve të DPSHTRR

 2,028 qytetarë/subjekte të anketuar gjatë periudhës Qershor - Dhjetor 2020 për matjen e vlerësimit të cilësisë së shërbimeve të DPSHTRR!

Ekipi ynë ndjek nga afër perceptimin e qytetarëve dhe shqetësimet apo sugjerimet që mund të adresojnë për shërbimet tona.

2021-shi do jetë viti i përmirësimeve të ndjeshme në sektorin e Drejtuesve të Mjeteve!

Pandemia, vështirësitë e 2020-ës, prioritetet emergjente të entit, nevojat e rimëkëmbjes infrastrukturore ndikuan objektivat! Por sëbashku me grupet e interesit dhe specialistët jemi shumë afër ndryshimeve në ndihmë të sektorit, Autoshkollave e shërbimit të LejeDrejtimeve!

Risi e lajme të mira nga DPSHTRR - MIE:

Do eliminojmë angarinë, faturimin në çdo riprovim, pagesa fillestare do mbulojë 5 tentativat! Jo më pritje, kohë kot!

Këshilla për udhëtimin me kujdes në ditët me mot të acartë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor udhëzon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë. Në publikimin në faqen zyrtare të DPSHTRR, këshillat përfshijnë:

Vijojnë punimet për investimin e ri në DRSHTRR Laç.

Vijojmë punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Laç (Kurbin)! Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi!

Aty ku me dekada notonim mes baltës e përmbytjeve, ku uji gjatë shirave të vinte deri në mes, ku qytetarët hynin zbathur...

Investimi tërësisht me fondet e DPSHTRR për një drejtori rajonale ku në total pritet të realizohen mbi rreth 100 mijë shërbime në vit, duke e renditur të dytën për veriun, pas DRSHTRR Shkodër, dhe të gjashtën në rang vendi! Me punë dhe vullnet ndërtojmë

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga