Miratimi i Rrjetit të Linjave Ndërqytetëse.

You are here

Me Udhëzimin e ri Nr. 7, datë 31.12.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin Nr. 5628, datë 18.11.2016 “Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR, i japin zgjidhje problematikës së miratimit të stacioneve të ndërmjetme të qëndrimit në linjat e transportit ndërqytetës dhe të heqjes/ndryshimit të orareve, pas përmbushjes së kritereve teknike të përcaktuara! 

  •  Fleksibilitet dhe prakticitet që ndihmojnë rritjen e efiçencës së operatorëve, me transparencë, me përfitues direkt të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik dhe 242 subjekte të licencuara që operojnë në rrjetin e linjave të transportit ndërqytetës!

Stacionet e ndërmjetme të qëndrimit garantojnë:

  • Rritje të sigurisë rrugore!
  • Ulje të numrit të aksidenteve!
  • Përmirësim të ofrimit të shërbimit!
  • Eliminim të konkurrencës së pandershme në transportin ndërqytetës!

Gjithashtu, përmirësimet përfshijnë edhe zgjidhje të problematikës për shtimin dhe heqjen e numrit të orareve në linjat e transportit ndërqytetës, si një nga kërkesat e vazhdueshme të subjekteve, tashmë subjekt i vlerësimit të Komisionit pranë DPSHTRR!

Aplikimet dhe çdo informacion do ofrohen online në webin tonë: www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #ARRSH #StacionetNdërmjetëse #TransportiUdhëtarëve


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga