DPSHTRR

You are here

Targa/t e mjetit tuaj janë dëmtuar por të gjitha elementët përbërëse të saj janë të identifikueshme?

Targa/t e mjetit tuaj janë dëmtuar por të gjitha elementët përbërëse të saj janë të identifikueshme?

Ju mund të pajiseni me të njëjtat targa, mjafton që të paraqiteni në Drejtorinë Rajonale ku ju keni vendbanimin me këto dokumenta:

 Dokument identifikimi;

 Leja e Qarkullimit të mjetit;

Targa/t e dëmtuar/a.

VINI RE: Ndryshimi i targave bëhet vetëm sipas formatit të ri.

STATISTIKA E MJETEVE ELEKTRIKE PËR MUAJIN JANAR 2024!

Statistikat e Janar 2024 tregojnë një trend pozitiv në preferencat e blerësve shqiptarë, si në llojin e mjeteve ashtu dhe në tipologjinë e tyre kundrejt ndotjes së ambjentit.

Nga ku vihet re se:

Plus 261 është numri e mjeteve të regjistruara All-Electric për Janar 2024, 770% më shumë krahasuar me 2023.

Nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë:

Siguria Rrugore është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne!

Siguria Rrugore është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne! 

Zhvilluam sot orën edukative pranë Këndit Statik të Sigurisë Rrugore me nxënësit e shkollës “15 Tetori" në qytetin e Vlorës, për të përmirësuar konceptet bazë të sjelljes në rrugë.

Për më shumë informacione rreth programit, ose për të rezervuar orën edukative pranë shkollës suaj vizitoni: 

Numri i flotës së mjeteve aktive vijon të ndjeki trend rritës dhe të pasurohet me mjete të gjeneratës së fundit më pak ndotëse!

Numri i flotës së mjeteve aktive vijon të ndjeki trend rritës dhe të pasurohet me mjete të gjeneratës së fundit më pak ndotëse!

 Janar 2024 numëroi 6,660 mjete të regjistruara për herë të parë:

 +72% më shumë krahasuar me Janar 2019.

 85% e totalit të tyre e përbëjnë autoveturat.

Po ju i njihni tabelat e sinjalistikës rrugore si vogëlushët e shkollës "Foto Puka"?

Po ju i njihni tabelat e sinjalistikës rrugore si vogëlushët e shkollës "Foto Puka"? 

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar i cili është gjithmonë pranë nesh për t'u kujdesur që fëmijët të marrin njohurinë e duhur mbi ndihmën e parë! 

Të jesh unik tashmë është e mundur!

Të jesh unik tashmë është e mundur!

Nuk e ke krijuar ende targën tënde?  Bëje fantazinë realitet. 

Krijo kombinimin tënd duke përzgjedhur pesë deri në shtatë karaktere. 

Gëzuar Ditën e Dashurisë!

Për të gjithë ju që në këtë 14 Shkurt doni t'i shtoni disa grimca magjie dhuratës për të dashurin tuaj të zemrës, në Punishten tonë RETRO mund të gjeni atë çka ju mungon!

Një instalacion surprizë ju pret aty, ku përveç personalizimit të targës suaj, do të keni mundësi të blini edhe produkte të tjera nga Retro Shop .

Ju mirëpresim në Pedonalen e Tiranës!

Këndi Retro vijon të jetë atraksioni më i veçantë në Pedonalen e Tiranës!

Këndi Retro vijon të jetë atraksioni më i veçantë në Pedonalen e Tiranës!

 Jemi vetëm pak orë para “Shën Valentinit” dhe kjo ditë ka nisur me dhjetëra mesazhe dashurie të gdhendura mbi targa suvenir. 

 Timeline-t e vendosura pranë stendës sonë po shkaktojnë një valë kurioziteti te kalimtarët, të cilët duke i lexuar po bëhen pjesë e një udhëtimi nostalgjik në kohë. 

Çfarë po pret? Bëhu edhe ti  pjesë e magjisë RETRO!

DPSHTRR ju vjen në ndihmë përmes dy hapësirave të dedikuara, në Web zyrtar dhe aplikacionit të "LEJE DREJTIMI DPSHTRR

Nuk keni pse të druheni përpara testimit të njohurive teorike apo të lejoni mungesën e vetbesimit të ndikojë në rezultatin tuaj!

DPSHTRR ju vjen në ndihmë përmes dy hapësirave të dedikuara, në Web zyrtar dhe aplikacionit të "LEJE DREJTIMI DPSHTRR" për të provuar veten me simulime ONLINE të Testit Zyrtar, duke ju familjarizuar me tipologjinë e pyetjeve. E aksesueshme në të dy platformat Play Store dhe App Store apo Web Zyrtar:

Magjia RETRO vazhdon!

Në cepat e Tiranës ka edhe kështu, punishte të vogla që mbruajnë dashuri, e dritëza të gjysëm mekura për të hijeshuar fytyra e sy të qeshur!

Ju mirëpresim çdo ditë, nga ora 10:00 - 22:00 të bëheni pjesë e magjisë RETRO!

Punishtja jonë lëvizëse e Targave Suvenir ka zbarkuar për të sjellë një valë të re romantizmi në qytet përgjatë datave 9 - 14 Shkurt!

Magjia e dashurisë ka pushtuar Pedonalen e Tiranës gjatë kësaj pasditeje të ëmbël!

Punishtja jonë lëvizëse e Targave Suvenir ka zbarkuar për të sjellë një valë të re romantizmi në qytet.

Targat e personalizuara me emra dhe thënie dashurie do të jenë dhurata perfekte këtë “Shën Valentin”.

Mos e humbisni mundësinë për të shprehur dashurinë tuaj në një mënyrë unike!

Ora Edukative e Sigurisë Rrugore në vizitën e saj të rradhës në shkollën 9-vjeçare "Musa Çakërri" dhe “Katër Heronjtë”!

Në Këndin Statik të Sigurisë Rrugore në qytetin e Vlorës!

Me pasion e përkushtim ndamë këshilla edukative, me fëmijët e shkollës 9-vjeçare "Musa Çakërri" dhe “Katër Heronjtë” mbi rëndësinë e sigurisë në rrugë!

Nuk mund të mungonin dhe ekipi trajnues i Kryqit të Kuq Shqiptar për të mësuar mbi mënyrat e dhënies së Ndihmës së Parë.

Për më tepër informacione ose për të rezervuar orën tuaj edukative klikoni në: siguriarrugore.dpshtrr.al

Statistika të rifitimit të Leje Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Shkurt 2024!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Statistika Kontrolli Teknik Janar 2024

Gjatë muajit Janar 2024, 31,768 mjete kanë kryer testin e Kontrollit Teknik, +18.5% krahasuar me Janar 2022!

Statistikat tregojnë se:

Asistenca ndaj qytetarëve nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit për Janar 2024!

Rritja e profesionalizmit dhe transparencës në trajtimin e kërkesave dhe ankesave, dedikimi dhe përkushtimi për orientimin ndaj informacionit dinamik mbi shërbimet ekzistuese dhe ato risi, përgjigjet në kohë rekord, etj., janë disa nga faktorët që kanë çuar në rritjen e besueshmërisë së publikut ndaj asistencës së qytetarëve nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit!

Gjatë muajit të parë të vitit 2024 janë regjistruar 2,698 komunikime elektronike:

Ora edukative e Sigurisë Rrugore në vizitën e saj të rradhës në shkollën "Fiqiri Kurti", Kavajë!

Sa e sigurt është të kalosh rrugën në ditët e sotme?

Nxënësit e vegjël të shkollës "Fiqiri Kurti", Kavajë, përgjatë orës edukative të sigurisë rrugore, na dhanë përgjigje të sakta duke theksuar rëndësinë e kalimit në vizat e bardha!

Nëse jeni të interesuar të zhvilloni një orë edukative mbi sigurinë rrugore, mund të rezervoni në: https://siguriarrugore.dpshtrr.al/

Komunikim Publik mbi “bojkotin” e autoshkollave!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bazë të të dhënave statistikore dhe monitorimit të ecurisë së shërbimeve në të gjitha Drejtoritë Rajonale, konfirmon se shërbimet për lejet e drejtimit kanë vijuar normalisht. Gjatë ditës së sotme, pjesëmarrja për regjistrime, testime teorike dhe praktike, ritestime, rinovim leje drejtimi si dhe për çdo shërbim tjetër që ofrohet pranë sporteleve tona, është e njëjtë me çdo ditë tjetër pune.

Këndi lëvizës i Sigurisë Rrugore vizitoi shkollën "Bardhyl Popa", Elbasan

Këndi ynë lëvizës i sigurisë rrugore "parkoi" në shkollën "Bardhyl Popa", Elbasan, për të argëtuar e mësuar vogëlushët mbi rëndësinë e përdorimit të kokores e jelekëve dhe respektimin e rregullave kryesore të qarkullimit rrugor!

Kryqi Kuq Shqiptar gjithmonë pranë nesh për t'u kujdesur që fëmijët të marrin njohurinë e duhur mbi ndihmën e parë!

Njoftim për ndërprerje shërbimi Akt - Komoditeti datë 3 Shkurt 2024!

Njoftim!

Mbështetur në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, mbi ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit me qëllim optimizimin e cilësisë dhe sigurisë, ju informojmë se shërbimi i Akt-Komoditetit ditën e shtunë, datë 3 shkurt, nuk do të ofrohet si pasojë e shkëmbimit të të dhënave midis sistemeve elektronike.

Për më shumë informacioni qëndroni të përditësuar në platformat tona zyrtare online!

Siguria Rrugore, javën e kaluar udhëtoi nga Veriu në Jug për të mësuar vogëlushët si të lëvizin të sigurt! 

Siguria Rrugore, javën e kaluar udhëtoi nga Veriu në Jug për të mësuar vogëlushët si të lëvizin të sigurt! 

Ndalesa e parë ishte në shkollën "Fran Ivanaj" në qytetin e Lezhës, e më pas në Këndin Statik të Sigurisë Rrugore në qytetin e Vlorës me shkollën "Marigo Posio"!

Nëse doni edhe ju të jeni pjesë e një ore edukative për shkollën tuaj, aplikoni në https://siguriarrugore.dpshtrr.al/.

Në QKT Korçë me studentët e Shkollës Teknike Profesionale!

Në QKT Korçë me studentët e Shkollës Teknike Profesionale!

Specialistët e DRSHTRR Korçë, demonstruan për studentët të gjitha proceset që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e për të kaluar testin me sukses. Vizitorët specialë u njohën në praktikë me problematikat më të shpeshta që hasen në mjetet rrugore, të cilat i nënshtrohen kontrollit periodik teknik.

Një orë mësimore ndryshe për të prekur nga afër eksperienca konkrete në sektorin e shërbimeve të transportit rrugor.

Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve Z. Arben Progni, i ftuar në televizionin SCAN

Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve Z. Arben Progni, i ftuar në televizionin SCAN ku foli për të rejat e fundit mbi flotën e mjeteve aktive në Shqipëri!

Qëndrueshmëria dhe lëvizshmëria e gjelbër është gjithnjë e në rritje dhe zgjedhje e qindra shqiptarëve!

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=T6PGhknZRWg&fbclid=IwAR0GWpTgo-j5JElb2Cz...

Çelet sipari i takimeve të përmuajshme me përfaqësuesit e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për vitin 2024!

Çelëm siparin e takimeve të përmuajshme me përfaqësuesit e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për vitin 2024!

Ndarja e problematikave, sfidave, perspektivave të ndryshme dhe praktikave më të mira për trajtimin e situatave përveç se pasuron strategjitë që mund të ndiqen në interesin më të mirë të qytetarëve forcon dhe frymën e bashkëpunimit mes tyre e cila reflektohet në cilësinë e shërbimit!

Vijojnë punimet në kompleksin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat

Ecim me punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, për t'i ardhur në shërbim sa më parë qytetarëve të Bashkive Burrel dhe Klos!

I vijmë në ndihmë mbi 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej mbi 6,000 mjetesh duke eliminuar me mesatarisht 162 km vajtje-ardhjet në Peshkopi.

Shërbime publike që përmirësojnë në mënyrë direkte jetën e qytetarëve!

Komunikim Publik i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi disa ndryshime në tarifa!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, prej disa vitesh tashmë, ka ndërmarrë një sërë nismash për lehtësimin e shumë praktikave dhe burokracive që lidhen me shërbimet që ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR-së është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve.

Numri aksidenteve rrugore për periudhën 2018-2023!

Më pak aksidente, më shumë siguri rrugore!

Ulje e numrit të aksidenteve rrugore nga të sapopatentuarit me 57% për periudhën 2018-2023!

Më pak aksidente rrugore me pasoja më pak fatalitete!

Edukim e ndërgjegjësim më i mirë, Shqipëri më e sigurt!

Statistika për mjete elektrike për vitin 2023!

Qëndrueshmëria dhe lëvizshmëria e gjelbër gjithnjë e në rritje dhe zgjedhje e qindra shqiptarëve për rrugë e jetë të shëndetshme!

Viti 2023 numëron:

Trajnime dhe kualifikime me Kryetarët e Degës së Burimeve Njerëzore dhe Juristët

Fundjava na gjen me trajnime dhe kualifikime të ekipit!

Së bashku me Kryetarët e Degës së Burimeve Njerëzore dhe Juristët që ofrojnë shërbimin e ndryshimit të pronësisë së mjeteve në DRSHTRR, sot u zhvillua trajnimi lidhur me zbatimin e procedurave, funksionet e përditshme si dhe ato vendimmarrëse në punë, në përputhje me misionin, parimet dhe vlerat, të cilat duhet të karakterizojnë veprimtarinë e një punonjësi në institucion, si dhe sjelljen në raport me qytetarët.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit! Mësojmë duke u argëtuar!

Aktiviteti gjithëpërfshirës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, i organizuar për të theksuar rëndësinë e arsimit.

Te Piramida e Tiranës, në bashkëpunim me TUMO Tirana, Policinë e Shtetit, Qendrën Marrëdhënie, Active Mobility dhe Dy Rrotakët, u fokusuam te siguria rrugore dhe edukimi i fëmijëve e të rinjve.

Eksploruam rreziqet e drejtimit me GBI, ndërgjegjësuam me Kryqin e Kuq, krijuam një përvojë të pasur me lojëra interaktive dhe arts & crafts.

Orari i shërbimit në Drejtoritë Rajonale për ditën e hënë!

Ju rikujtojmë se orari i shërbimit në të gjitha Drejtoritë Rajonale sot është 08:00-19:00!

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga