Analiza për Sigurinë Rrugore Janar-Mars 2023!

You are here

Të drejtosh një mjet është përgjegjësi shumë e madhe, për veten dhe të tjerët, po aq sa është e rëndësishme sjellja korrekte e pasagjerit, e këmbësorit dhe e pedaluesit në rrugë.

 Statistikat për periudhën Janar-Mars 2023 flasin qartë për ulje të aksidenteve rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, vihet re një ulje minimale e fataliteteve, si edhe një rritje e aksidenteve shkaktuar nga sjellja e gabuar e këmbësorëve. 

263 aksidente rrugore janë gjatë periudhës Janar-Mars 2023, 29% më pak krahasuar me vitin 2018.

35% më pak aksidente rrugore nga drejtuesit e mjeteve nën 25 vjeç, çka flet pozitivisht për të sapopatentuarit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

28% e totalit të aksidenteve Janar-Mars 2023, janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, 27% më pak se në Janar-Mars 2018.

19% e totalit të aksidenteve rrugore janë shkaktuar nga këmbësorët, 46% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë me 2022.

20% e totalit të viktimave nga aksidentet rrugore shkaktuar nga sjellja e këmbësorit, 82% më shumë krahasuar me 2022.

Mosrespektimi i semaforëve, i vijave të bardha, i korsive të pedalimit apo përdorimi i pajisjeve të ndaluara në trafik, moskujdesi për veten dhe për pasojat mbi përdoruesit e tjerë të rrugës, janë shqetësim i përditshëm.

Ndaj duhet KUJDES dhe PËRGJEGJSHMËRI nga të gjithë përdoruesit e rrugës për NDËRGJEGJËSIM, REAGIM, VEPRIM e SHPËTIM JETËSH! 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga