Dita Ndërkombëtare e Arsimit! Mësojmë duke u argëtuar!

You are here

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, një ditë e cila përforcon rolin, rëndësinë dhe përgjegjësinë e institucioneve të arsimit në edukimin dhe zhvillimin edukativ, DPSHTRR organizoi një event i cili thekson rëndësinë e edukimit mbi trafikun që në moshë të vogël!

Policia e Shtetit, Tumo Tirana, GBi Health & Safety Academy, Qendra Marrëdhënie, Active Mobility, Dy Rrotakët dhe Kryqi i Kuq Shqiptar, gjithashtu asistuan përmes programeve të tyre aktivitete zbavitëse për vogëlushët tanë.

 Përmes një cirkuiti të improvizuar e simuluar si një mini-qytet, nxënësit patën mundësinë të praktikoheshin me sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Por kjo ishte vetëm një pjesë e aventurës sonë!

Lojëra argëtuese dhe edukative u dizenjuan posaçërisht për të rritur ndërgjegjësimin mbi rreziqet potenciale në rrugë. 

Kujdesi dhe përkushtimi i të gjithë partnerëve na ndihmon për të përmirësuar këtë aspekt të rëndësishëm të jetës sonë të përditshme. Faleminderit për një ditë të pasur me njohuri, bashkëpunim dhe kujdes për rrugë më të sigurta!

Video: 

Mësojmë Duke u Argëtuar


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga