Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Center For Openness And Dialogue bashkë në eventin për promovimin e sigurisë rrgurore

You are here

Super këndshëm!

Fëmijë të mrekullueshëm së bashku me prindërit u bashkuan për një aventurë të sigurt në eventin e organizuar nga DPSHTRR dhe COD - Center For Openness And Dialogue.

Kinemaja e Sigurisë Rrugore shfaqi një film edukativ, të sjellë nga ACA, duke treguar rëndësinë e rregullave të qarkullimit rrugor. Fëmijët shijuan çdo moment të kësaj përvoje të bukur, duke mësuar gjithnjë e më shumë për sigurinë rrugore.

Pas filmit, fëmijët u futën në mini-qytetin e simuluar me sinjalistika, ku u sfiduan të zbatojnë rregullat bazë të qarkullimit rrugor. Ata treguan aftësi dhe kuriozitet ndaj nocioneve të sigurisë së tyre dhe të tjerëve.

Por aventura nuk përfundoi me kaq! Fëmijët u argëtuan me arts & crafts, duke shfaqur krijimtarinë e tyre nëpërmjet ngjyrave dhe fantazisë.

DPSHTRR dhe COD i falenderojnë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë ditë të veçantë. Ju treguat se jeni vërtetë lojtarë të sigurt dhe ndihmës të gjallë për të promovuar sigurinë rrugore.

Bashkërisht, ne mund të ndërtojmë një botë më të sigurt për të gjithë.

Për më shumë drejtohuni: https://siguriarrugore.dpshtrr.al/

Video: 

Mësojmë përmes argëtimit!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga