A e dini se mund të verifikoni nëse kanë mbërritur në Drejtorinë Rajonale, dokumentet për të cilat keni aplikuar?

You are here

6,617 kërkime janë kryer nga qytetarët për Lejen e Drejtimit, CAP, Lejen e Drejtimit të bllokuar në vendet e BE-së, DAP, Tahograf, Dëshmi të ndryshme!

Rreth 204,564 qytetarë në vit marrin kartonin e ri të Leje Drejtimit, CAP, Tahograf, Dëshmi të ndryshme për herë të parë dhe për rinovimet, pranë 13 drejtorive rajonale dhe 16 nënzyrave anembanë vendit, 3-5 ditë pas aplikimit, përjashtuar Tiranën ku ky shërbim mundësohet brenda 30 minutave!

Për të eliminuar çdo vonesë përtej afateve të programuara Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sjell modulin e ri online “GJURMO DOKUMENTE ONLINE” në www.dpshtrr.gov.al ku çdo i interesuar verifikon në kohë reale prodhimin dhe dërgimin e kartonit për të cilin ka aplikuar në rajonalen apo nënzyrën përkatëse!

Gjurmo këtu: https://www.dpshtrr.al/sherbime-online/gjurmo-dokumente


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga