Instalimi i Sistemeve Fotovoltaike ka nisur rrugëtimin e saj pranë DRSHTRR Berat, për tu ndjekur më pas nga 8 Drejtoritë Rajonale të DPSHTRR pjesë e projektit.

You are here

Ka nisur të marrë jetë projekti për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale të DPSHTRR, me synimin për 100% shfrytëzim të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse!

Nisur me kompleksin e ri të DRSHTRR Berat, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit, konkretisht sistemi fotovoltaik i DRSHTRR Berat ka një fuqi të instaluar prej 112kWp me një prodhim vjetor të parashikuar prej 141 MWh/vit dhe me një shmangie emetimesh karboni CO2 prej 66,700 kg/vit.

Një investim me vlerë 16,911,798 Lekë me TVSH, me fitim vjetor 154,554 KWA/vit (parashikim mesatar), që jo vetëm do të paguajë veten për një periudhë deri 6-vjeçare por për vitet në vijim do të mbulojë rreth 40% të nevojës vjetore për energji elektrike në këtë rajonale!

Krahas standardeve të eficiencës energjitike të aplikuara në çdo investim prej vitit 2019, DPSHTRR mbron ambientin, ul dhe stabilizon koston e energjisë duke eliminuar rrezikun e varësisë nga rrjeti dhe rritjen e shpenzimeve si edhe maksimizon shfrytëzimin në teknologji miqësore me mjedisin.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga