Kujdes! Konsultohuni me Listën e Mjeteve Historike përpara se të blini një makinë Retro

You are here

Kujdes! Edhe Dashuria ka Rregulla! 

Konsultohu me Listën Zyrtare të Mjeteve Historike për të verifikuar nëse mjeti që dëshironi të blini jashtë apo brenda Shqipërisë, që synoni ta importoni apo ta kaloni nga targat standarde në targa R, për qarkullim rrugor, mbart vlerat e nevojshme historike për t'u bërë pjesë e Koleksionit RETRO, përpara se të investoni apo ta restauroni.

Lista e Mjeteve Historike https://www.retro.al/udhezuesi-ruajtjen-dhe-importin-e... 

Prania në këtë listë është një kriter i domosdoshëm për një mjet që synon të marrë statusin e mjetit historik, por ajo nuk garanton përftimin e këtij statusi. Për të fituar statusin Retro, mjeti duhet të vlerësohet nga Komisioni Retro pranë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për përmbushjen e kritereve të origjinalitetit dhe të gjendjes teknike, për të vijuar me regjistrimin me targa R.

Për kërkesë shqyrtimi të veçantë, për mjete që mungojnë në listat zyrtare, për rishikim ose çdo informacion, ndiqni udhëzimet në webin zyrtar: www.retro.al


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga