Kurseni kohë dhe para, reduktoni stresin në trafik, ulni ndotjen e mjedisit!

You are here

Orë të tëra të humbura në trafik?! Ajër i ndotur në rrugë e kryqëzime?!

E keni menduar ndonjëherë që e gjithë kjo panoramë mund të kishte qenë ndryshe nëse secili prej nesh do të reflektonte se si vendimet që marrim në përditshmëri ndikojnë në mjedisin që na rrethon?

Pjesa më e madhe e shkarkimit të gazrave të dëmshëm kryhet nga mjetet private dhe mënyra më e mirë për t’i reduktuar ato është përdorimi në masë të gjerë i transportit publik.

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, tema e të cilës këtë vit është mbi mënyrat e kursimit të energjisë, ndajmë me ju opsionet e mënyrat e reja të transportit të cilat nuk dëmtojnë mjedisin.

Doni të kurseni kohë dhe të ruani mjedisin dhe shëndetin tuaj?

Ju sugjerojmë që në destinacionin tuaj të radhës brenda qytetit të përdorni transportin publik ose ta përshkroni në këmbë, apo duke pedaluar, rrugën.

Kurseni kohë dhe para, reduktoni stresin në trafik, ulni ndotjen e mjedisit!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga