Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe MAS!

You are here

Me qëllimin e përbashkët për të promovuar fuqimisht edukimin rrugor përmes njohurive dhe materialeve të certifikuara sipas standarteve ndërkombëtare, nënshkruam marrëveshjen e përbashkët për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të Edukimit për Sigurinë Rrugore në arsimin parauniversitar u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Prej vitit 2019 kemi organizuar 142 evente në 25 qytete me rreth 7,976 fëmijë pjesëmarrës e ndërsa falë kësaj marrëveshjeje ky bashkëpunim do të shtrihet dhe në kurrikulat mësimore me kapituj të dedikuar mbi sigurinë rrugore e tekste të reja plotësisht në përputhje me standardet evropiane në të gjithë arsimin parauniversitar! 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, falenderon Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi në mbështetjen e kësaj nisme, si dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) për këtë kapitull të ri bashkëpunimi që do të përfshijë të gjitha shkollat shqiptare.

Së bashku për rritur ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin në zbatimin e sinjalistikës rrugore që në vegjëli, për një të ardhme më të sigurt me rrugë më të sigurta për të gjithë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga