Nga 222 të Riregjistruar, Vetëm 21 Individë kanë Rifituar Leje Drejtimin

You are here

Nga 222 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të leje drejtimit, vetëm 21 veta kanë rifituar leje drejtimin, ose sa 9.4%.

Sot vetëm 3 kalues në testin e rimarrjes së leje drejtimit, në seancën e 12-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë(6 Qershor 2022), nga 20 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 11 veta.

S’ka shpëtim përveç riedukimit për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rezikojnë ata dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! Koka bën, koka pëson.

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e normave të sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës.

Mëso në programin e normave të sjelljes dhe ushtrohu me simulim online të testit të normave të sjelljes, në web:

https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/test-category/5

Ose në aplikacion mobile, Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/

Vlerëso përgjegjësinë e leje drejtimit duke zbatuar kodin rrugor.

Të udhëtojmë të sigurt.  Libërthi i Shoferit: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/assets/images/liberth.pdf...


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga