Një hap larg drejt rikualifikimit total të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Kukës!

You are here

Tjetër RIKUALIFIKIM total, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor KUKËS!

Gati projekti për nisjen e procedurës së prokurimit për rajonalen e vetme që pret ndërhyrjen, pasi mbyllëm kalimin e truallit funksional në pronësi të DPSHTRR!

 Modernizojmë shërbimet e transportit rrugor për tre bashkitë veriore:

  • Kukës;
  • Tropojë;
  • Has;

Një ndërhyrje e domosdoshme për një Drejtori Rajonale e cila:

  • Pret mbi 18,000 mjete rrugore brenda një viti;
  • Pret mbi 28,000 drejtuesa mjetesh;
  • Kryen rreth 72,000 shërbime në vit;
  • Pret një numër të konsiderueshëm mjetesh kosovare që shërbehen për Testin e Tahografit;

Investimi përfshin një ndërhyrje në një total prej 5,600 m2, nga ku:

  • Ndërtimin i objektit të ri me sipërfaqe 420 m2 (Administrata, salla e shërbimeve dhe klasa e testimit);
  • Rikonstruksionin e kapanonit të QKT, ambienteve të administratës dhe Arkivës në të;
  • Rikonstruksionin e oborrit funksional me 30 vendparkime;

Të angazhuar për të ofruar ambjente komode pune dhe shërbimi!

 

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga