Statistikat e aksidenteve flasin për ulje të qendrueshme, ndonëse flota vendase rritet në numër!

You are here

Statistikat e aksidenteve flasin për ulje të qendrueshme, ndonëse flota vendase rritet në numër dhe përdoruesit e rrugës veçse shtohen, përfshirë dhe fluksin turistik e tranzitet.

Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023 janë:

528 aksidente rrugore, 34% më pak krahasuar me 2018. 

40% më pak aksidente rrugore nga drejtuesit e mjeteve nën 25 vjeç, çka flet pozitivisht për të sapopatentuarit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

27% e totalit të aksidenteve Janar-Qershor 2023, janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, 36% më pak se në vitin 2018.

 80 aksidente shkaktuar nga sjellja e këmbësorit, 10% më shumë se 2022.

90 viktima të shkaktuara nga aksidentet rrugore Janar-Qershor 2023. 

Mosrespektimi i semaforëve, i vijave të bardha, i korsive të pedalimit apo përdorimi i pajisjeve të ndaluara në trafik, konsumimi i alkoolit dhe substancave të ndaluara, moskujdesi për veten dhe për pasojat mbi përdoruesit e tjerë të rrugës, janë shqetësim i madh dhe i përditshëm, ndaj duhet kujdesi dhe ndërgjegjësimi nga të gjithë  përdoruesit e rrugës për NDËRGJEGJËSIM, REAGIM, VEPRIM e SHPËTIM JETËSH.

Faktorët ndikues janë të shumtë: legjislacioni, kultura e trafikut, edukimi, vetëdija, autoshkolla, testimi, kontrollet rrugore, politikat e siguracioneve, ekspertët rrugorë dhe drejtësia, infrastruktura, sinjalistika, gjendja e mjeteve rrugore, niveli i transportit publik, informimi dhe ndërgjegja shoqërore.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga