Aktivitetet e Ditës së Verës në kryeqytet përfshinë Këndin e Trafikut me instruktorët e apasionuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

You are here

Në qendër të vëmendjes kemi investimin më të rëndësishëm për rrugë të sigurta dhe breza të përgjegjshëm - edukimin që herët për formimin e nocioneve të sjelljes korrekte në lëvizshmëri dhe kulturën e trafikut!

Siguria rrugore është një sfidë e jashtëzakonshme që kërkon ngulitjen me themel të edukatës qytetare si përdorues rruge dhe konsumator transporti!

Aktivitetet e ditës së verës në kryeqytet përfshinë këndin e trafikut me instruktorët e apasionuar të dpshtrr, ku takuam plot vogëlusha e i njohëm familjet e tyre me programin tonë mësimor, platformën online dhe manualet edukative.

Projekti kombëtar për lëvizshmëri të sigurt po zhvillohet në bashkëpunim me mas dhe me partnerët tanë, për zgjerimin e kurrikulës arsimore, unifikimin e materialeve didaktike dhe shtrirjen në çdo klasë të ciklit parauniversitar me standarde përgatitore bashkëkohore!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga