Për ata që parashikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, DPSHTRR është këtu për t'ju rikujtuar mbi dokumentat që duhet të keni me vete për të shmangur të papriturat e mundshme.

You are here

Fundi i Nëntorit parashikon ditë të gjata pushimi dhe bashkë me to mendimet shkojnë për udhëtime brenda ose jashtë Shqipërisë! 

Për ata që parashikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, DPSHTRR është këtu për t'ju rikujtuar mbi dokumentat që duhet të keni me vete për të shmangur të papriturat e mundshme:

 Leje Qarkullimi Mjeti shqiptare dhe ndërkombëtare (vetëm për ato mjete që nuk janë pajisur me modelin e ri të lejes së qarkullimit - modeli i ri eliminon nevojën e lejes ndërkombëtare të qarkullimit, të mjetit), të vlefshme;

 Leje Drejtimi shqiptare dhe ndërkombëtare (Leja e drejtimit shqipëtare e shoqëruar nga leja e drejtimit ndërkombëtare nevojitet për qarkullim në shtetet anëtare të Konventës së Vjenës për transportin rrugor të Tetorit 1968 ndërkohë që me leje drejtimi kombëtare mund të udhëtohet nga shtetasit shqiptar në ato vende me të cilat kemi marrëveshje konvertimi dhe njohje), të vlefshme.

 Kontrata e Sigurimit të mjetit (TPL dhe Karton Jeshil), të vlefshme;

 Certifikata e Kontrollit Teknik të mjetit, e vlefshme;

 Autorizim përdorimi që përfshin datat e lëvizjes dhe destinacionin (edhe në anglisht) nëse mjeti nuk është në pronësi direkte, nga i zoti i mjetit! (mjafton me vulë të subjektit biznes ose me noterizim nëse mjeti është personal, jo i një firme).

Vëmendje 

Në disa shtete ka pulla apo taksa rrugore kalimi, tranziti apo qarkullimi, fikse apo dinamike, që duhen marrë dhe paguar që në hyrje në kufirin e tyre ose në lëvizje, ndaj duhet të vetëinformoheni paraprakisht!

 Mos e lini për në moment të fundit, kontrolloni periodikisht vlefshmërinë e dokumenteve të drejtuesit të mjetit dhe të vetë mjetit!

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga