Ju presim në Sheshin “Italia”, më 12 Nëntor 2024 për një qytet më të sigurt!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me:

 Bashkinë e Tiranës,

 Policinë e Shtetit,

 Kryqin e Kuq Shqiptar,

 Qendrën Marrëdhënie,

 Sigma,

 Active Mobility,

 AFPRA,

do të organizojë një aktivitet ndërgjegjësues për sigurinë rrugore, në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore”.

Fokusi i këtij aktiviteti:

 Rëndësia e respektimit të rregullave të qarkullimit, jo vetëm si një detyrim ligjor, por edhe si një masë parandalimi të aksidenteve;

 Thirrje për reflektim mbi pasojat e pakujdesive gjatë drejtimit të mjeteve, një nga shkaqet kryesore të aksidenteve dhe humbjes së jetëve në rrugë.

 Përgjegjshmëria dhe ndërgjegjësimi i çdo drejtuesi mjeti dhe këmbësori janë kyçe për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të mbrojtur jetën e të gjithëve.

 Ju presim në Sheshin “Italia”, më 12 Nëntor 2024 për një qytet më të sigurt!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga