Nga 6 Qershori - Leje Qarkullimi e re!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sërish vjen me lehtësi e risi për të gjithë individët që zotërojnë një mjet!

Duke filluar nga dita e Hënë, 6 Qershor, do të ketë një Leje Qarkullimi të re të mjetit.

  • Çfarë avantazhesh do të kenë qytetarët?

- Aktualisht kushtojnë 3,500 lekë Leja e Qarkullimit, Certifikata e Pronësisë dhe Leja Ndërkombëtare e mjetit. Leja e re që do të unifikojë dokumentet e mjetit në një do të kushtojë 2,100 lekë. Çdo qytetar do kursejë 40% të vlerës së mëparshme.

- Çdo vit, mbi 150 mijë qytetarë/subjekte që konsumojnë shërbime për regjistrime të reja mjeti, ndërrim pronësie, humbje/dëmtim, ndryshime konstruktive, e shërbime të tjera, dhe do të pajisen me Lejen e re të Qarkullimit, do t'u kursehen 210,000,000 lekë të reja, ose 1.75 milionë Euro! 

- Leja e re nuk do të ketë vula të kontrollit teknik (kolaudimi) dhe detyrimisht nuk do të bëhet e pavlefshme nga mungesa e hapësirës në dokument për vula, si leja aktuale.

- Leja e re nuk do të ketë afat skadence.

- Leja e re do të përfshijë të dhëna sipas kodeve të BE; datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj.

- Leja e re do të unifikojë të dhënat dhe do të eliminojë Certifikatën e Pronësisë së Mjetit.

- Leja e re do të jetë shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet!

- Leja e re do të përmbajë elemente sigurie si: watermark - logo identifikuese në brumin e letrës speciale, që dallohet nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres - fije fluoreshente që dallohen nën veprimin e rrezeve ultraviolet; fluorescent inprints - logo identifikuese e dallueshme nën veprimin e rrezeve ultraviolet; hologramë - stampë e me efekte ngjyrash holografike, e integruar në materialin e letrës me dizajn të personalizuar.

- Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj.

- Personalizimi (teksti) do jetë me puntim.

- Marrë nga shembujt europianë, cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, të njëjta me dokumentet e qarkullimit gjermane. Do të eliminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda dhe jashtë vendit.

- Leja e re do të jetë me dimensione më të vogla, me tre pjesë, kodifikime e cilësi më praktike për të dhënat e mjetit.

- Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC, 29 Prill 1999 (e përditësuar, 2014), do të eliminojë nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetarët do të lehtësohen kosto dhe humbje kohe përsëritëse çdo tre vite.

*SQARIM: 

Leja e Qarkullimit e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin!

Leja e Qarkullimit e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga