Njoftim mbi Procedurën e Ndryshimit Konstruktiv në Mjet

You are here

Në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe të gjitha akteve nënligjore dhe administrative që rregullojnë shërbimin e ndryshimit të karakteristikave konstruktive apo funksionale të mjeteve rrugore, DPSHTRR do të fillojë aplikimin e masave administrative. Konkretisht për të gjithë ata posedues mjetesh që kanë bërë ndryshime të karakteristikave konstruktive ose funksionale të mjetit pa kërkesën paraprake dhe miratimin përkatës, gjatë shqyrtimit të kërkesës, nisur nga data 4.05.2020 do të aplikohen masat administrative si më poshtë:

  • Për ndryshim të ngjyrës ose kutisë së shpejtësisë, ose ndryshime të tjera me procedurë të lehtësuar të aplikohet masa administrative prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë.
  • Për ndryshim të motorit, shtim të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit), ndryshim të karrocerisë apo ndryshime të tjera me procedurë normale të aplikohet masa administrative prej 20 000 (njëzet mijë) lekë.

Për të gjitha apilikimet të cilat do të shqyrtohen nga data 04.05.2020 do të  aplikohen masat e mësipërme.

 

Vetëdeklaro Kërkesën për të Kryer një Ndryshim Konstruktiv në Mjet

 

Tags: 

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga