Ora Edukative e Sigurisë Rrugore me nxënësit e shkollave "Koto Hoxhi" në Gjirokastër dhe "Meleq Gosnishti" në Përmet

You are here

Qytet më qytet dhe shkollë më shkollë për të mësuar duke u argëtuar!

Këndi i Sigurisë Rrugore u ndal në shkollat "Koto Hoxhi" në Gjirokastër dhe "Meleq Gosnishti" në Përmet për të zhvilluar aktivitetin kaq të dashur për të gjithë fëmijët.

Si pedalues, si këmbësorë por mbi të gjitha si shofera të së nesërmes, duhet që të vegjël të njihemi me rregullat dhe rrezikun e përdorimit të rrugës, me sinjalistikën bazë e me rëndësinë e kujdesit për veten dhe tjetrin!

Njohuritë mbi trafikun, lëvizjen, të drejtat e detyrimet nguliten më mirë që në fëmijëri, ku rol parësor ka shembulli në familje, shkolla si edhe aktivitetet edukative e didaktike siç pasqyron edhe Projekti Kombëtar i DPSHTRR-së “Siguria Rrugore” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, shkollat, Kryqin e Kuq dhe komunitetet e interesit në të gjithë vendin!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga