Respektoni Rregullat e Qarkullimit Rrugor

You are here

Mosrespektimi i rregullave është përgjegjësi e të gjithëve.

Drejtoria e Pëgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka vëzhguar sjelljen lëvizëse të qytetarëve, si drejtues e përdorues mjeti, si këmbësorë dhe pedalues në rrugë. 

Me anë të një klipi të përgatitur, mbi lëvizjen e qytetarëve në rrugë, vihet re mosrespektimi i semaforëve,  i vijave të bardha,  i korsive të pedalimit apo përdorimi i pajisjeve të ndaluara në trafik.

Sipas Statistikave:

  • 55% e aksidenteve rrugore ndodhin në zonat urbane, +15% krahasuar me mesataren e BE.
  • 45% e të aksidentuarve në zonat urbane janë këmbësorë, +21.5% krahasuar me mesataren e BE.

Gjithashtu, problematika në mungesat e transportit publik, kultura e ulët e kujdesit në rrugë, edukimi jo i mjaftueshëm mbi pasojat dhe rreziqet që shkaktohen nga trafiku, rritja demografike e qyteteve dhe sinjalistika rrugore e infrastruktura ende jo në standarde, e përkeqësojnë situatën.

Më shumë kujdes dhe kordinim, nga të gjithë aktorët institucional e publik, nga shoqëria civile  dhe  komunitetet, do të ndihmojë në edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.    

Mobiliteti i të gjithë këtyre aktorëve së bashku, në habitatin urban, do të ndikojë drejtëpëdrejtë në cilësinë dhe sigurinë e jetës dhe do të nxisë aftësinë e vetëdijen për bashkëjetesë qytetare bashkëkohore dhe do të rriste shkallën e zhvillimit të vendit tonë.

Video: 

Gabimet e përditshme në rrugë!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga