Së shpejti "Manualet Edukative mbi Sigurinë Rrugore”!

You are here

   

Siguria Rrugore, pjesë e orëve mësimore në çdo vit shkollor parauniversitar! 

Edukimi rrugor duhet të nisë që në fëmijëri që të përgatisim për të ardhmen këmbësorë të përgjegjshëm, pedalues dhe drejtues mjeti të kujdesshëm, për rrugë më të sigurta e për të mirën e përbashkët të komunitetit! Për këtë arsye, DPSHTRR në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit po punojnë draftet e para për “Manualet Edukative mbi Sigurinë Rrugore” sipas grupmoshave të ndryshme për t’i bërë pjesë të kurrikulave e programeve në shkollat 9-vjeçare duke filluar nga viti i ri shkollor 2022-2023, një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë rrugore!

Prej 2 vitesh tashmë, DPSHTRR në bashkëpunim me drejtoritë arsimore dhe bashkitë, ka zhvilluar 70 evente edukative në 14 qytete të Shqipërisë me 4,000 fëmijë pjesëmarrës, shifra inkurajuese për edukimin e fëmijëve mbi sjelljet e sigurta në rrugë.

Për më tepër mbi aktivite dhe nisma për Sigurinë Rrugore në DPSHTRR, na vizitoni në: https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga