Siguria Rrugore i bashkohet konkursit "Të sigurt mbi 2 rrota"!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me programin e saj mbi edukimin e sigurisë rrugore, ishte pjesë e konkursit kombëtar edukativ, "Të Sigurt Mbi Dy Rrota" 2022, edicioni i 11-të, si pjesë e 5 stacioneve konkurruese.

Mes emocioneve të garës dhe dëshirës për të fituar, nxënësit e shkollave Servet Agolli (Pogradec), Jani Minga (Vlorë) dhe Ismail Qemali (Shkodër), treguan më së miri qytetarinë që duhet të tregojë një përdorues i rregullt i rrugës, duke respektuar sinjalistikën rrugore.

Ky viti ishte i katërti rradhazi, i bashkëpunimit të ngushtë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe ACA (Automobile Club Albania), në gjurmët e vizionit global të FIA për ndërgjegjësimin, motivimin, formimin e brendësimin nga moshat e reja me nocionet e trafikut rrugor, mirësjelljen si përdorues rruge, si dhe promovimin e modeleve pozitive me ndikim publik e social.

Video: 

Siguria Rrugore i bashkohet konkursit "Të sigurt mbi 2 rrota"!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga