Siguria Rrugore në Një Vit

You are here

Gjatë vitit 2022 ora edukative e sigurisë organizoli plot 47 evente në 10 qytete me 2,051 fëmijë pjesëmarrës.

Edukimi mbi sigurinë rrugore e trafikun, ka sjellë një shkallë të re ndërgjegjësimi e vetëdijeje mbi rrezikun dhe përgjegjësinë, mbi sjelljen në qarkullim rrugor.

Orët edukative me stafin e specializuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit  Rrugor, pjesëmarrje në evente ndërkombëtare mbi sigurinë rrugore, sensibilizim në bashkëpunim me ente e institucione me të njëjtin fokus, reforma e risi në procedura të marrjes së leje drejtimit ku përfshihet manual i rishkijuar teorik dhe aplikacione online të testimit kanë qënë hapat, në të cilin ky program ka ecur gjatë vitit 2022.

Ideimi dhe qëllimi i këtij programi është :

Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit.

Kontroll rrugor më efikas dhe masa më të forta e transparente.

Leje Drejtimi më të merituara.

Mjete rrugore më të sigurta.

Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë.

Ndiqni videon e përgatitur: https://www.youtube.com/shorts/NICS_ZiArlc


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga