Siguria Rrugore në Shkollat Kombëtare gjatë vitit shkollor 2022

You are here

Në kuadër të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me Këndin e Sigurisë Rrugore ka shëtitur në 7 qytete (Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Shkodër)  duke organizuar 37 evente të sigurisë rrugore, me 139 orë edukative dhe 1,623 fëmijë pjesëmarrës. 

Duke simuluar situata të trafikut rrugor, fëmijët kanë mësuar përmes lojës dhe argëtimit, mbi vijat e bardha, respektimin e këmbësorëve dhe të semaforit, për të qenë të vëmendshëm kur lëvizin vetë apo në shoqërinë e të rriturve. 

Këndi i Sigurisë Rrugore do të rifillojë aktivitetin e tij edukativ në muajin shtator.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga