Fondet e dhuruara nga ekipi i DPSHTRR- Ndërtohet banesa e dytë

You are here

Po vijojnë punimet për ndërtimin nga themelet, e banesës së re, të Z. Visjon Haxhiajt dhe familjes së tij, pranë Bashkisë Tiranë.

Financimi i saj është mundësuar për të dytën herë, nga fondet vullnetare të mbledhura, nga mobilizimi dhe dëshira e secilit prej  punonjësve, të drejtorive rajonale dhe asaj qendrore të DPSHTRR, për të mbështetur një tjetër familje të mbetur pa banesë nga tërmeti i 28 nëntorit të vitit 2019.    

Ky akt dhurimi, me një fond deri tani prej  2,2 milion lekë të reja, nga ekipi ynë (vijon mbledhja), është vazhdimësi e dhurimit të mëparshëm të një tjetër banese, për një tjetër familje të prekur nga pasojat e tërmetit të vitit 2019, gjithashtu dhe e të gjitha nismave të tjera mbështetëse dhe përgjegjesisë qytetare që DPSHTRR ka në fokus.

#PërgjegjësiaSociale
#SolidaritetZemre 

#EkipiDPSHTRRndihmon

 #SdoJeshKurrëVetëm

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/fondet-e-dhuruara-nga-ekipi-i-dpsh...

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga