Brenda 1 Qershorit vjen furnizimi me prokatetet e reja të targave!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, brenda datës 1 Qershor 2022, do të sjellë risitë e targave të vogla përpara për autoveturat, targat me përmasa amerikane përpara/mbrapa, targat e motomjeteve të standardizuara!
Së shpejti vjen furnizimi me prokatet e reja, prodhim gjerman, kompletohet seti i targave:
- Për herë të parë do të ketë targë me dimensione më të vogla, për përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire. Targa e re e vogël do të ketë dimensionet 360 x 100 mm (si në foto). Shërbimi do t’i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë targën ekzistuese si edhe kujtdo që e dëshiron në regjistrimet e reja, për autoveturat.
- Për herë të parë do të kemi edhe format targe amerikane, për autoveturat që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard. Shërbimi do t’i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë targën ekzistuese si edhe kujtdo që e dëshiron në regjistrimet e reja, për autoveturat, për përpara ose mbrapa, sipas dëshirës. Kjo targë e re do të ketë përmasat 305 x 153 mm.
- Për herë të parë targat e motoçikletave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet! Shërbimi do t’i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë targën ekzistuese si edhe kujtdo që kryen regjistrim të ri!
 
Informacionet mbi shërbimet e reja do të pasqyrohen në vijim online, në faqen zyrtare të DPSHTRR.

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga