DPSHTRR pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA

You are here

DPSHTRR pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA!LAJM I BUKUR për Automotorizimin Shqiptar, për herë të parë BESOHEMI, PRANOHEMI, NJIHEMI për t”u bërë pjesë e rrjetit më të madh, një prej organizatave më të vjetra për verifikimin dhe historikun e mjetit, drejtuesit të mjetit, kontrollin e transportit rrugor, edukimin mbi sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e ambientit, etj! CITA përfshin njëkohësisht edhe Confederation of Organisations in Road Transport Enforcement (CORTE) themeluar nga “EU Enforcers Group” partner i KE, me 70 anëtarë. CORTE ka finalizuar shumë nisma në transportin rrugor, ku përmendet dhe hartimi i kuadrit ligjor rregullator për tahografin digjital. Pas hartimit të saj, ka ofruar dhe mbështetjen për implementimin në vendet e BE-së. Përgjatë Edicionit të 82-të të Komitetit të Transportit Brendshëm (ITC), organi më i lartë politikëbërës i UNECE në fushën e transportit, të zhvilluar në Gjenevë nga 25 deri më 28 shkurt 2020, u adresuan sfidat përcaktuese të kohës sonë – me temën “Sfidat mjedisore për transport të qëndrueshëm” për zhvillimin e transportit të udhëtarëve dhe mallrave, duke pasur si fokus kryesor uljen e nivelit të ndotjes.
CITA ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me International Commission for Driver Testing (CIECA). CIECA është themeluar në vitin 1996 dhe aktualisht ka 71 ente anëtarë nga 39 shtete të botës. Qëllimi i CIECA është të përmirësojë standardet për kualifikimet teorike e praktike të marrjes së lejedrejtimit, të përmirësojë dhe rrisë edukatën rrugore.
Disa nga anëtarët prestigjiozë të CITA:
o Dekra North America;
o AIRIA (Japoni);
o NALTEC (National Agency for Automobile and Land Transport Technology, Japoni);
o Ministria e Transportit, Tokës dhe Infrastrukturës së Japonisë;
o KOTSA (Korean Transport Safety Authority);
o DEKRA Automobile (Gjermani);
o DEKRA Automotive (Francë);
o Driver & Vehicle Agency (Mbretëri e Bashkuar);
o Driver & Vehicle Standards Agency (Mbretëri e Bashkuar);
o Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Italisë;
o Autoriteti Shtetëror i Transportit (Hungari);
o TÜV (Gjermani);
o HAK (Kroaci. E organizuar në trajtën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar me kapital shtetëror);
o HORIBA, korporatë japoneze e specializuar ndër të tjera në prodhimin e shitjen e sistemeve të matjes së nivele të emetimit të gazrave te mjetet rrugore;
o STENHØJ, kompani suedeze e themeluar në 1917, një ndër furnizuesit dhe prodhuesit më të mëdhenj të produkteve aftermarket të mjeteve.
Një hap historik për DPSHTRR, natyrisht edhe rezultat i transformimit dhe modernizimit 2019-2020, që mundëson horizonte të reja aksesi dhe informacioni me impakt direkt për shërbime edhe më cilësore për mjetin, drejtuesin e mjetit, transportin rrugor dhe sigurinë rrugore! #DPSHTRR #MIE #AnëtarëTëCITA #BigLeagueEntry #Standarde

Video: 

DPSHTRR pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga