Investim i ri për Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier po zgjerohet, rikonstruktohet dhe po punohet me intensitet të lartë për përfundimin sa më parë të objektit ku do të ofrohen shërbime nga më cilësoret për të gjithë përdoruesit e mjeteve që përfshin Fieri dhe zonat rreth tij.

DRSHTRR FIER ofron 195,381 shërbime në vit për 77,642 drejtues mjetesh dhe për 57,221 mjete të regjistruara. Ajo renditet e 3-ta në rang kombëtar nga 13 drejtoritë rajonale!

Ky investim kryhet tërësisht nga fondet e vetë DPSHTRR. Në të përfshihet brandimi i objekteve, veshjet strukturore, izolimi dhe sistemimi i hapësirës së jashtme funksionale me çdo element orientues e sinjalistikë për një shërbim edhe më dinjitoz në kushte dhe prezantim.

Në vijim të rikonstruksionit pjesor të objektit dhe shtesës së nevojshme, investimi përfshin shtesën anësore në krahun perëndimor të godinës ekzistuese, me sipërfaqe totale rreth 250 m2 dhe të organizuar në 2 kate.

  • Riorganizim i mjediseve ekzistuese, duke ofruar komoditet dhe cilësi.
  • Rrjet i ri elektrik, sistem aspirimi, ngrohje-ftohje.
  • Sallë e re për lejet e drejtimit me 10 vende shërbimi. Klasë e re e marrjes në provim me 25 vende për kandidatët si dhe zyra shërbimi.
  • Arkivë e re në katin e dytë të shtesës.
  • Ambiente sanitare të reja.
  • Rikonceptim i jashtëm, brandim i godinës.
  • Rikonceptim i sheshit funksional në pronën e DRSHTRR Fier.
  • Disiplinim i ujërave sipërfaqësore.
  • Riorganizim i parkimit të automjeteve që marrin shërbim.
  • Riorganizim i qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve me sinjalistikë horizontale dhe vertikale dhe ndriçim të sheshit.
  • Vendpushime me sipërfaqe të gjelbra dhe bimësi.

 

#DPSHTRR #MIE #DRSHTRRFier #TransformimiDPSHTRR #PunëKudo

 

Video: 

Investimi i ri në DRSHTRR Fier!

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga