Kontributi i DPSHTRR si agjent tatimor ne buxhetin qendror dhe vendor!

You are here

Megjithëse sportelet u mbyllën nga dt. 13.03.2020-06.04.2020, lëvizja e mjeteve rrugore u frenua nga karantina, kolaudimi teknik (SGS) u pezullua, korridoret e importeve u kufizuan, disa kufij u mbyllën, rregjistrimet/targimet e mjeteve rrugore dhe aplikimet për lejedrejtimi për herë të parë pësuan ulje, DPSHTRR si agjent tatimor kontribuoi në total me 103% për 9-mujorin, ose me +1 milion € më shumë se në 9-mujorin e 2019-ës për Financat Publike!

Gjithashtu kontribuam me 106% për Bashkitë, ose me +0.5 milionë € më shumë se në 2019-ën! (vetëm për TVMP)

Për Buxhetin Qendror të Shtetit derdhëm 106% ose +1.3 milionë € krahasuar me 9-mujorin e 2019-ës! (vetëm për TVMP) 

Rezultatet flasin qartë për një punë të jashtëzakonshme në kushte pandemie, nën protokolle sigurie, me orare të zgjatura e me super organizim personeli në shërbim të qytetarëve/subjekteve kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë për mirëperformancën e enteve strategjike. Infografikat zyrtare pasqyrojnë në shifra!

Krenaria dhe suksesi nuk është thjesht se mblodhëm më shumë, por fakti që këto fonde shkojnë direkt për investime, arsim, shëndetësi, paga e ndihmë ekonomike, komunitete, rindërtim, e u rikthehen gjithë qytetarëve nëpërmjet pushtetit vendor e qendror në kohë kaq të vështira!

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga