RIKUJTESË për pajisjen me certifikatën e errësimit të xhamave brenda datës 17 Tetor 2020!

You are here

Si veprohet për mjetet që kanë errësuar xhamat para miratimit të udhëzimit nr. 5 të MIE, dt.17.10.2019?

  • Në rast se keni dokumentacionin provues, do të pajiseni me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave.
  • Ju mund të drejtoheni pranë çdo subjekti të pajisur me licencë të kategorisë VII.3.B.1/b që ofron këtë shërbim.

Dokumentacioni provues për pajisjen me certifikatë miratimi:

  • Fatura tatimore me TVSH e lëshuar nga subjekti që ka kryer shërbimin.
  • Fletë garanci për materialin errësues për periudhën e kohëzgjatjes në xhamin e mjetit derisa materiali të bëhet i pavlefshëm (dëmtohet) nëse punimi është kryer nga subjekti ku ju po tërhiqni këtë dokument.
  • Dokumenti në të cilin identifikohet qartë targa, marka dhe modeli i mjetit, si dhe lloji i materialit errësues sipas certifikatës së lëshuar nga prodhuesi që subjekti administron.

Si veprohet për certifikimin e xhamave pasi është aplikuar errësimi?

  • Me dokumentet e lëshuara nga subjekti ku ju keni errësuar xhamat, do të kërkoni shërbim pranë Drejtorisë Rajonale sipas juridiksionit ku ju keni banimin dhe duhet të jeni të pajisur me:
    • Dokument identifikimi
    • Leje qarkullimi

Në përfundim të procesit ju do të pajiseni me një certifikatë miratimi e cila do të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me lejen e qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë!

Si veprohet nëse nuk jeni i pajisur me dokumentet përkatëse?

  • Në rast se autovetura është regjistruar pranë DRSHTRR para datës së hyrjes në fuqi të udhëzimit nr.5, dt. 07.10.2019 dhe ju nuk keni dokumentacionin përkatës, atëherë keni afat deri në datë 17.10.2020 për t'u pajisur me certifikatën e miratimit sipas parashikimit ligjor.

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga