Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore Janar - Qershor 2024!

You are here

 DPSHTRR VIJON ME REKORDE SHIFRASH! 

 Qershor 2024, vijon të ndjekë trendin rritës për mjetet e regjistruara për herë të parë duke rezultuar me 8,762 Regjistrime! 

+ 18.4% regjistrime krahasuar me Qershor 2023;

Periudha Janar - Qershor 2024 numëron 50,357 regjistrime ndër të cilat 83% e totalit janë autovetura: 

+ 119% regjistrime krahasuar me Janar-Qershor 2019 dhe + 47% krahasuar me Janar-Qershor 2023.

Lista kryesuese e origjinës së mjeteve: 

 Italia me 18.2%;

 Republika e Koresë me 17.4%;

 Gjermania me 17.2%;

 Zvicra me 9.2%;

 SHBA me 6.4%;

 Kina me 5.6%.

Rinovohet flota me mjete të gjeneratës së fundit, 0-3 vite:

+ 186% regjistrime krahasuar me Janar-Qershor 2019;

+ 71% regjistrime krahasuar me Janar-Qershor 2023.

 Rritja progresive muaj pas muaj e regjistrimeve për herë të parë të mjeteve, i shton përgjegjësinë DPSHTRR-së të udhëzojë të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues:

 Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor;

 Kryeni kontrollet periodike të mjetit;

 Përpara se të importoni një mjet, kryeni “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga