Për të gjithë Drejtuesit e Mjeteve të diagnostikuar me Diabet:

You are here

Për të gjithë Drejtuesit e Mjeteve të diagnostikuar me Diabet:

 DPSHTRR - në zbatim të legjislacionit në fuqi, konkretisht nenit 117 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe shtojcës 1 të nenit 303 të VKM-së 153, sqaron se:

1- Leja e Drejtimit lëshohet/rinovohet, për një periudhë jo më të gjatë se dy vjet, pas aprovimit me certifikatë mjekësore të lëshuar nga mjeku i specializuar, për ata qytetarë të prekur me diabet melitus të cilët janë nën kontroll mjekësor.

2- Leja e drejtimit nuk lëshohet/rinovohet për personat e prekur me diabet melitus që trajtohen me insulinë. (Përjashtim bëjnë vetëm rastet e jashtëzakonshme të aprovuara nga mjeku i specializuar, me vlefshmëri jo më të gjatë se dy vite).

 Nisur nga sa më sipër DPSHTRR, është e detyruar të zbatojë kohëzgjatjen e vlefshmërisë së Leje Drejtimit sipas aftësive fizike të përcaktuara në certifikatën mjekësore!

 DPSHTRR gjithashtu informon se për këtë kategori:

 Janë lëshuar në 1 vit 5,652 Leje Drejtimi me vlefshmëri 2 vjeçare me tarifë të reduktuar 2,000 lek;

 14,130,000 Lekë kursyer në mënyre direkte për qytetarët.

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga