Z. Sokol Duma- Folës i Forumit Siguria Rrugore

You are here

Një e nesërme e sigurt me përdorues më të përgjegjshëm rruge, nis që në fëmijëri.

Edukimi rrugor për të njohur tabelat dhe rregullat bazë të qarkullimit, është prej kohësh pjesë e planit të veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Z. Sokol Duma, Këshilltar për Sigurinë Rrugore në Kabinetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, referon në këtë forum mbi projektet edukative të entit dhe një sërë kanalesh të tjera ku shtrihet veprimtaria mbi sigurinë rrugore.

I përkushtuar ndaj zhvillimit të motorsportit në Shqipëri, ai ka drejtuar projekte të shumta që lidhen me kulturën automotive dhe me sigurinë rrugore, veçanërisht drejtuar edukimit të më të vegjëlve.

Një frymë ndryshimi në përqasjen e drejtimit të mjetit dhe të njohjes e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në Shqipëri, është një nismë e përbashkët për brezat e rinj.

Për më shumë informacion: www.automotivefairalbania.al


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga